5.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Shënohet 23-vjetori i Epopesë së Vrrinit

Në kuadër të shënimit të 23-vjetorit të Epopesë së Vrrinit, Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me OVL e UÇK-së dhe Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të UÇK-së do të organizojnë një sërë aktivitetesh.

Në orën 10:00 bëhen homazhe pranë varrezave të dëshmorëve në Landovicë. Në orën 11:00 inaugurohet memoriali i dëshmorit Selajdin Berisha.

Aktivitetet vazhdojnë në orën 12:30 me homazhe pranë shtatores së dëshmorit Xhevat Berisha në Shatërvan, homazhe pranë lapidarit në Kushnin në orën 13:30 dhe homazhe pranë lapidarit në Lez në orën 14:00.

Gjatë Epopesë së lavdishme të Vrrinit nga 1 deri 5 shtatori 1998, në përballje guximtare ranë për të mos vdekur kurrë në altarin e lirisë 28 pjesëtarë të UÇK-së.

Më Shumë

Lajmet e Fundit