27.5 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Shkrim-Leximit

Nxenesit6-16Drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë, Maureen A. Shauket, do të vizitojë sot Panairin e Librit për Fëmijë, që organizohet për nder të Ditës Ndërkombëtare të Shkrim-Leximit. Gjatë vizitës së saj, Shauket së bashku me Ministrin e Arsimit Ramë Buja, do të ndajnë shpërblimet për nxënësit.

Ky është viti i dytë i ”Panairit të Librit për Fëmijë” që organizohet nga Programi i USAID-it për Arsim Themelor, si pjesë e festimit të Ditës së Shkrim-Leximit, ku botuesit ekspozojnë librat e tyre për fëmijë. Përveç ekspozitës së librave, ilustrimeve dhe të materialeve tjera për lexim, programi ka organizuar edhe një varg të aktivitetesh tjera, këndi për shkrim-lexim, ku nxënësit mund ushtrojnë leximin, shkrimin dhe shkathtësitë tjera të komunikimit. Ky kënd i klasës mund të përkrahë në bazë ditore zhvillimin e ndjenjës për letërsi tek fëmijët.

“Biblioteka më e mirë shkollore dhe Libri më i mirë i shkruar nga nxënësit, janë titujt kryesor që do të shpërblehen gjatë ceremonisë. Këto shpërblime do të ndahen gjatë ceremonisë”, thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga USAID.

Më Shumë

Rock and Blues Festival javën e ardhshme në Prizren

Edicioni i tretë i Festivalit Rock and Blues 2025 do të zhvillohet më 11, 12 dhe 13 korrik në Prizren, duke sjellë një përzgjedhje...

68.6% kalueshmëria e Provimit të Maturës

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar rezultatet e Provimit të Maturës ku nga 18.800 maturantë që kanë aplikuar, testit i...

Lajmet e Fundit