11.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Sherifi: Serbia qëndron prapa rastit të Haradinajt dhe prapa Gjykatës Speciale

Anëtari i Kryesisë së Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, përmes profilit të tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka shkruar një qëndrim lidhur me çështjen e themelimit të Gjykatës Speciale dhe ndalimit të Kryetarit të AAK-së Ramush Haradinajt.

Shkrimi i plotë i Sherifit:

Dje ndodhën dy ngjarje në dy vende të ndryshme, njëra në Prishtinë dhe tjetra në Slloveni, por që motivin dhe shkaktarin e kishin të përbashkët, krimet e luftës dhe Serbinë. Njëra ishte protesta e shoqatave të dala nga lufta, e mbështetur edhe nga tri partitë politike opozitare VV, AAK dhe NISMA në të cilën morën pjesë diçka mbi 1000 persona, kërkesë e të cilëve ishte që Kuvendi Kosovës të mos votojë themelimin e gjykatës speciale, e cila për bazë ka trajtimin e dyshimeve për krime lufte të fabrikuara dhe të propaganduara nga Serbia, të cilat Dick Marty i kishte shndërruar në ‘dokumenteÇ të tija. Apo nëse do të huazonim një term të krimeve financiare, i bie se ai është shndërruar në ‘shpëlarës’ të dokumenteve të Serbisë.

Tjetra kishte të bëjë me ndalimin nga Policia sllovene e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, e cila ishte bërë në bazë të një fletarresti të Interpolit të lëshuar nga Serbia, po ashtu për krime lufte.

Lidhur me këto dy ngjarje, në dukje të ndryshme, por në esencë të njëjtë, ka qasje dhe reagime të ndryshme.

Përderisa për të parën akterët e skenës politike janë të ndarë në dysh, mazhoranca e mbështet (me përjashtim të disa deputetëve të saj) dhe kërkon që të votohet, në anën tjetër partitë opozitare janë deklaruar se janë kundër dhe nuk do ta votojnë. Pra, edhe pse motivi dhe shkaktari edhe i kësaj është Serbia, jo vetëm që nuk ka unitet, por rreth kësaj ka një polarizim të skajshëm.

Sa i përket ngjarjes së dytë asaj me Ramush Haradinajn, jo vetëm që pat unitet verbal, e cila u manifestua përmes deklaratave publike nga të gjithë aktorët e skenës politike dhe publike, por i tërë ky unitet u demonstrua në Kuvend duke miratuar një rezolutë përmes së cilës Kosova i dërgon Sllovenisë madje edhe notë proteste.

Pra, meqë të dy rastet kanë emërues të përbashkët Serbinë, edhe reagimet do të duhej të ishin po ashtu të njëjta, t’i thuhet jo të gjithë atyre që kontrabandojnë dhe shpërlajnë akuzat e Serbisë. Nëse nuk ndodh kështu, uniteti i shfaqur në rastin e Ramush Haradinajt do të mbetet as më shumë e as më pak se hipokrizi.

Më Shumë

Motra e Ukshin Hotit: Zbardhja e fatit të tij duhet të jetë obligim prioritar i Qeverisë dhe i ndërkombëtarëve

  “Deri më tani, përpos fjalëve poshtë e përpjetë, nuk ka diçka serioze që të merret me çështjen e tij dhe të zbardhet fati i...

Ndahet nga jeta në moshën 92-vjeçare shkrimtarja kanadeze dhe fituesja e çmimit Nobel, Alice Munro

Autorja kanadeze, Alice Munro, fituese e çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 2013, ka vdekur në moshën 92-vjeçare. Munro shkroi tregime të shkurtra për më...

Lajmet e Fundit