Shpërthimi i fuqishëm në Guinea Ekuatoriale, të paktën 15 persona të vdekur dhe qindra të tjerë të lënduar

Të paktën 15 njerëz kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë plagosur në një seri shpërthimesh në Guinea Ekuatoriale.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, rreth 500 njerëz u plagosën pas shpërthimeve, të cilat ndodhën të dielën pranë kazermave ushtarake në qytetin Bata.

Shpërthimet u shkaktuan si rrjedhojë e “neglizhencës” në lidhje me ruajtjen e dinamitit në kazerma.

Imazhet e shpërndara gjerësisht në mediet sociale treguan sasi të mëdha tymi dhe dëme të përhapura.

Në anën tjetër televizioni shtetëror tregonte njerëz që kërkonin të mbijetuar në rrënoja si dhe ngrinin mbeturina nga ndërtesat e shembura.

Lidhur me këtë rast, presidenti i vendit Teodoro Obiang Nguema, tha në një deklaratë se ndikimi i shpërthimit “shkaktoi dëme në pothuajse të gjitha shtëpitë dhe ndërtesat në Bata”, duke bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare.

 

Më Shumë

Hamza dhe Totaj vizitojnë familje të veteranëve dhe dëshmorëve në Prizren

Kandidati i Partia Demokratike e Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, së bashku me kryetarin e degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, kanë zhvilluar...

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Kujtim Koqit nga Prizreni

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e personit në kërkim, Kujtim (Iftiman) Koqi, i lindur më 11.05.1989 në Prizren. Policia njofton...

Lajmet e Fundit