Policia në Prizren ka ndaluar një 22-vjeçar nga Peja, i cili gjatë kontrollit është kapur i armatosur me pistoletë dhe thikë.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 të së dielës, teksa zyrtarët policorë po kryenin patrullim rutinë në qytet. Gjatë patrullës, ata kanë ndaluar një automjet në të cilin ndodheshin katër persona. Gjatë kontrollit, te 22-vjeçari janë gjetur pistoleta dhe thika, të cilat janë konfiskuar nga policia.

I dyshuari më pas është shoqëruar në stacionin policor, ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Për rastin janë njoftuar hetuesi kujdestar, njësiti i krim-teknikës dhe prokurori kujdestar.
Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./PrizrenPress.com/
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
