Kandidati i Partia Demokratike e Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, së bashku me kryetarin e degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, kanë zhvilluar vizita te familja e veteranit të UÇK-së, Naim Gashi, si dhe te familja e dëshmorit – familjen e Fatmire Muhaxhirit.
Totaj, përmes një postimi në rrjete sociale, ka bërë të ditur se gjatë këtyre vizitave ata kanë marrë mbështetjen e familjeve për zgjedhjet e 7 Qershorit.
“Me kandidatin e PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, kishim kënaqësinë ta vizitojmë sot familjen e veteranit të UÇK-së, Naim Gashi, si dhe familjen e Fatmire Muhaxhirit – familje e dëshmorit, me ç’rast morëm mbështetjen e tyre për zgjedhjet e 7 Qershorit”, ka shkruar Totaj në Facebook.

Ai ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës synon rikthimin e besimit të qytetarëve dhe orientimin e vendit drejt zhvillimit.
“Partia Demokratike e Kosovës mbetet e gatshme ta rikthejë shpresën te qytetarët, sepse ka ardhur momenti për ndryshim të kursit të aktualitetit politik në Kosovë dhe orientimin e vendit drejt zhvillimit dhe prosperitetit, si subjekt i dëshmuar ndër vite me punë dhe përkushtim”, ka deklaruar Totaj./PrizrenPress.com/
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
