10.7 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

Si dështoi Kujtim Shala ta shkarkojë Veton Firzin?!

Ministri i ri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Shala edhe pse konsiderohet ndër ministrat më të fuqishëm dhe që ndërkohë është edhe zëvendëskryeministër në kabinetin qeveritar Mustafa, megjithatë në realitet “homologu” i tij, Hashim Thaçi, padyshim se është “baba”.

Burime të Gazetës Blic brenda Qeverisë së Kosovës kanë bërë të ditur se ministri i Kulturës, Kujtim Shala me të ardhë në krye të këtij dikasteri qeveritar, pas gjetjes së shkeljeve të shumta fillimisht kishte kërkuar nga sekretari i përgjithshëm Veton Firzi, dorëheqjen, mirëpo ky i fundit as që kishte dëgjuar.

Pas kësaj këmbëngulësie të Firzit, Shala ka dashur që ta shkarkoj Firzin, për shkak të keqmenaxhimit në MKRS, mirëpo siç mëson Gazeta Blic, është pikërisht Hashim Thaçi, ai i cili ka ndërhyrë, duke mos lejuar shkarkimin e tij.

“Jo vetëm në rastin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, por edhe nëpër dikasteret tjera ku preket direkt interesi i Hashim Thaçit, nuk mund të bëhet asnjë lëvizje pa lejen e tij”, tha ky burim.

Ndërkohë, zyrtarisht nga Ministria e Kulturës nuk kanë dashur që të komentojnë rreth kësaj çështjeje.

Ndryshe, Veton Firzi në pozitën e sekretarit të përgjithshëm kishte ardhur gjatë kohës sa ministër i Kulturës ishte Memli Krasniqi.

Ministria e Kulturës gjatë periudhës së drejtuar nga Krasniqi dhe Firzi, ishte ndër ministrisë ku kishte më së shumti shkelje. Sidomos, para fushatës së fundit elektorale, kjo ministri kishte ndarë fonde e projekte në vlera deri në qindra mijëra euro./Gazeta Blic/

Më Shumë

Biletat për ndeshjen Bashkimi – Cibona dalin nesër në shitje

Klubi i Bashkimit ka njoftuar se nesër, nga ora 11:00, do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen kundër ekipit kroat Cibona Zagreb, e...

Coftinari kokëbardhë i lëshuar sërish në habitatin e tij natyror në Parkun Kombëtar “Sharri”

Një individ i llojit të shpendit Coftinari kokëbardhë (Gyps fulvus), i njohur ndryshe si Shkaba, është rehabilituar dhe lëshuar sërish në natyrë pas një...

Për Fatos Nanon

Lajmet e Fundit