7.9 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Sigal Prishtina fiton ndaj Bashkimit

Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Bashkimit me rezultat 73:62 (22:17, 22:16, 15:11, 14:18), në kuadër të javës së dhjetë në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.

Në çerekun e parë prishtinasit kishin epërsi të lehtë, por pa arritur shkëputjen e madhe, duke e fituar këtë pjesë 22:17.

Bardhekaltrit vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke e ngritur edhe më tutje epërsinë, ku më e larta ishte 11 pikë, 38:27, e më pas zhvillohet lojë kryesisht e barabartë, derisa pjesa e parë përfundon 44:33.

Kryeqytetasit vazhduan me lojë të mirë edhe në pjesën e dytë, përkatësisht periudhën e tretë, duke e ngritur epërsinë edhe më shumë, 51:33.

Prizrenasit u munduan të rikthehen, por pa arritur një gjë të tillë dhe rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 59:44.

Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua lojë kryesisht e barabartë, me prishtinasit që menaxhuan epërsinë dhe triumfuan me rezultat 73:62.

Te Sigal Prishtina u dallua Wendell Mitchell me 10 pikë e 13 kërcime, ndërsa te Bashkimi u dalluan Immanuel King me 13 pikë e 10 kërcime dhe Valon Bunjaku me 17 pikë.

Sigal Prishtina ka gjashtë fitore dhe katër humbje, kurse Bashkimi ka pesë fitore dhe pesë humbje.

Më Shumë

Gjykata e Prizrenit rivendos sërish paraburgim: 30 ditë për 9 të dyshuar për manipulim votash

Edhe pas kthimit të lëndës nga Gjykata e Apelit e Kosovës për rivendosje, gjyqtarja e procedurës paraprake në Gjykata Themelore në Prizren, ka vendosur...

Distria e artë në Paris

Xhudistja Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Paris Grand Slam 2026. Distria ishte e lirë në xhiron e parë, në xhiron e dytë...

Lajmet e Fundit