23.7 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Sot fillon sezoni dimëror, shoferë kujdes

Rruga me boreSot fillin fillon sezoni dimëror e për këtë, Policia e Kosovës thotë se ka hartuar planet operative të nevojshme për të ofruar siguri më të madhe për pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor.

Kjo do të thotë se të gjithë shoferët duhet të kenë pajisjet dimërore me vete, ndryshe dënohen me gjoba shumë të larta.

Madje, të premten është mbajtur një takim me qëllim të diskutimit lidhur me përgatitjet rreth mirëmbajtjes së rrugëve gjatë sezonit dimëror, si dhe koordinimi dhe bashkëpunimi në mes këtyre dy institucioneve, në funksion të sigurisë më të madhe për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor.

Drejtoria e Rrugëve potencoi se edhe ky institucion ka bërë përgatitjet e nevojshme lidhur me mirëmbajtjen e rrugëve gjatë kësaj periudhe kohore.

Në fund të takimit u dakorduan që të intensifikohet koordinimi dhe bashkëpunimi në mes këtyre dy institucioneve (Policisë së Kosovës dhe Ministrisë së Infrastrukturës) në interes të sigurisë më të madhe në komunikacionin rrugor.

Më Shumë

Zhduket një grua në Prizren

Një grua është raportuar e zhdukur në Prizren.   Sipas raportit të policisë, e njëjta është larguar nga shtëpia më 3 maj rreth orës 15:00. Rasti nën...

Bashkimi një hap më afër finales

Bashkimi përgjigjet fuqishëm në Prizren, duke mposhtur Borën 88-73 dhe duke kaluar në epërsi 2-1 në serinë gjysmëfinale. Bora e nisi më mirë çerekun e...

Lajmet e Fundit