“Kur Hasi Jehon, jehon Shqiptaria” – Osmani vlerëson festivalin në Gjonaj

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në edicionin e këtij viti të festivalit “Hasi Jehon”, i cili po mbahet në Gjonaj të Hasit dhe mbledh artistë e qytetarë nga vise të ndryshme shqiptare.

Ajo ka theksuar rëndësinë e këtij manifestimi kulturor, duke e cilësuar si një ngjarje që ruan dhe promovon identitetin kombëtar.

“Kur Hasi Jehon, jehon Shqiptaria!”, ka shkruar Osmani, duke shtuar se pjesëmarrja në festival ishte një përvojë e veçantë dhe nder, raporton PrizrenPress.

Sipas saj, atmosfera në Gjonaj, mes artistëve dhe qytetarëve që ruajnë me krenari traditat, dëshmon fuqinë e kulturës shqiptare si një vlerë që bashkon dhe përcillet brez pas brezi.

“Ishte kënaqësi dhe nder i veçantë të ishim pjesë e festivalit “Hasi Jehon 2026”, një ngjarje që mishëron shpirtin, traditën dhe identitetin tonë kombëtar. Në Gjonaj, mes artistëve të talentuar dhe qytetarëve që me krenari ruajnë rrënjët e tyre, ndjemë nga afër forcën e kulturës sonë, një pasuri që na bashkon dhe na udhëheq drejt së ardhmes”, u shpreh Osmani. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, diskutohen nevojat për trajnime profesionale

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, së bashku me zëvendëskryeprokurorin, Labinot Jetishi, kanë pritur sot në takim pune drejtorin e Akademisë së...

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në autostradën “Ibrahim Rugova”.Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, aty kanë dalë njësitë policore dhe...

Lajmet e Fundit