Nisin vizitat sistematike shëndetësore në shkollat e Prizrenit

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhip Berisha” në Prizren ka nisur vizitat sistematike nëpër shkollat e territorit të komunës, me qëllim monitorimin e gjendjes shëndetësore të nxënësve.

Sipas njoftimit, ekipet mjekësore do të kryejnë kontrolle të rregullta, duke u fokusuar në parandalimin, zbulimin e hershëm të problemeve shëndetësore dhe promovimin e shëndetit tek fëmijët.

“Sot filluan vizitat sistematike të ekipeve të QKMF-së nëpër shkollat e territorit të Komunës së Prizrenit. Këto vizita kanë për qëllim kontrollin dhe monitorimin e gjendjes shëndetësore të nxënësve, me fokus në parandalimin, zbulimin e hershëm dhe promovimin e shëndetit”, thuhet në njoftimin e QKMF-së.

Tutje bëhet e ditur se këto vizita do të vazhdojnë sipas planit në të gjitha shkollat e komunës, duke synuar përmirësimin e kujdesit shëndetësor për nxënësit./PrizrenPress.com/

Marketing

Më Shumë

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Parajsa në ty

Ilir Muharremi Shpirti im gjen qetësi dhe prehje në përqafimin e ngrohtë të saj, një përqafim plot vullnet, afërsi dhe zjarr të brendshëm. Të dy...

Lajmet e Fundit