15.9 C
Prizren
E hënë, 28 Prill, 2025

Specialja, para të martës në Kuvend

Kuvendi i Kosovës pritet që më së largu deri të hënën ta ketë para vetes çështjen e themelimit të Gjykatës Speciale, e cila do të merret me krimet e supozuara të luftës së UÇK-së.

Edhe pse zyrtarisht Kuvendi i Kosovës nuk ka njoftuar se kur do të thërrasë seancën plenare për çështjen e gjykatës, megjithatë burimet e “Zërit” konfirmojnë se ajo do të mbahet përfundimisht para mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së e parashikuar për të martën më 26 maj.

Por, ajo që dihet, është se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thirrur për sot (e premte) në orën 11 mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku do të vendoset nëse seanca e jashtëzakonshme për Specialen do të mbahet po të njëjtën ditë pasdite, apo edhe të hënën.

Njëri nga shefat e grupeve parlamentare i ka konfirmuar gazetës thirrjen e mbledhjes së kryesisë nga kryetari i Kuvendit, pa ndonjë material paraprak, por që iu thënë se aty do të njoftohen për arsyet e thirrjes së kësaj mbledhjeje.

“Po na ka thirrur kryetari për nesër në orën 11 në mbledhje të Kryesisë së Kuvendit, të gjithë shefat e grupeve parlamentare dhe anëtarët e Kryesisë, edhe pse nuk na ka dërguar ndonjë material paraprak. Por, aty na është thënë se do të njoftohemi për arsyet e thirrjes së kësaj mbledhjeje dhe materialin. Sigurisht se thirrja e kësaj mbledhjeje “speciale” ka të bëjë me amendamentet për ndryshime kushtetuese që i hapin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale”, ka thënë njëri nga nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës. ..

Më Shumë

Prokuroria konfirmon zbulimin e një laboratori droge në Prizren, jep detaje

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka zbuluar një laborator të drogës  dhe kanë arrestuar tre persona të dyshuar. Ata dyshohet se kanë kultivuar...

Përkujtohen dëshmorët në Bukosh dhe Dragaqinë

Në fshatin Bukosh dhe në Dragaqinë të Komunës së Suharekës u mbajtën sot aktivitete përkujtimore kushtuar dëshmorëve që ranë për lirinë e vendit. Me...

Lajmet e Fundit