Sulmohet fizikisht një doktoreshë në Dragash

Specializantët e Gjinekologjisë kanë reaguar në lidhje me një sulm fizik e verbal që sipas tyre, ka ndodhur ndaj doktoreshës, Besa Kolloni.

Në emër të specializanteve përmes një postimi në Facebook, ka reaguar Gent Sopa, i cili tha se shprehin indinjatën e thellë për sulmin ndaj koleges së tyre.

Sipas tyre, doktoresha është sulmuar fizikisht nga një asamblist i Kuvendit Komunal të Dragashit bashkë me babin e tij.

“Në emër të specializantëve të Gjinekologjisë dhe emrin tim personal shprehi indinjatën tonë ndaj sulmit verbal e fizik drejtuar koleges sonë Dr.Besa Kolloni, nga L.R dhe djali i tij G.R asamblist i KK Dragash, në vendin e punës gjatë kohës së saj të pauzës. Kur Dr. Besa ka lënë anash ngritjen e saj profesionale për të ndihmuar në vaksinimin e popullatës në komunën e Dragashit, asaj nuk i është ofruar as siguria minimale fizike e intelektuale gjatë ofrimit të shërbimeve”, thuhet në reagim.

Sopa u shpreh se është e dhimbshme dhe tragji-komike që personat përgjegjës për vaksinim në atë qendër i mundësojnë një personi të tillë marrjen e vaksinës pas sulmit sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

“Kërkojmë përkrahje institucionale e popullore, në kohën kur ka numër të limituar të vaksinave, është e turpshme ti mundësohet vaksinimi kujtdo qoftë, pa marrë parasysh kapajdallëkun e pozitat politike që ai bartë. Derisa ne si grup do të përkrahim edhe privatisht Dr Besën përgjatë procesit ligjor që tashmë është inicuar, kërkojmë nga institucionet përgjegjëse si Ministria e Shëndetësisë, Ministra Punëve të Brendshme, Oda e Mjekëve dhe tjera relevante, të ndërmarrin masat e duhura për këtë rast dhe hapa konkret drejt mos përsëritjes së rasteve të ngjashme”, shkruan tutje ai.

Më Shumë

Pse nuk po funksionon klubi i futbollit “Liria”?

Kam qenë fëmijë i KF Lirisë për gati dhjetë vite. Jam rritur në shkallët dhe në fushën e Stadiumit “Përparim Thaçi”, aty ku për...

Takim i ngrohtë i Osmanit me gratë prizrenase në lagjen Kurilla (VIDEO)

Kandidatja për presidente nga lista e LDK-së, Vjosa Osmani, ka ndarë një moment të veçantë nga vizita e saj në Prizren, ku u takua...

Lajmet e Fundit