19.3 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

Të akuzuar për krim e korrupsion dhe – kërkojnë votë!

pdk-aak-ldk fletvotimeTë akuzuar për krime lufte, krim të organizuar e korrupsion, megjithatë do të dalin të kërkojnë votën e qytetarëve për zgjedhjet e 8 qershorit, raporton KTV.

Shumë emra nga shumë parti politike do të rikandidojnë për të fituar edhe një mandat tjetër në Kuvendin e Kosovës, megjithëse shumë vepra të tyre bien ndesh me ligjin.

Pavarësisht deklarimeve të fuqishme të të gjitha partive politike në vend para përcaktimit të datës së zgjedhjeve se në listat e tyre për deputetë nuk do të kenë njerëz që janë të akuzuar për vepra të ndryshme penale, megjithatë këta individë jo vetëm që janë në listë, por shumë prej tyre janë në maje të listës.

Ismet Kryeziu nga Demokracia në Veprim thotë se partitë politike nuk kanë reflektuar seriozitetin dhe tentativën për të ndryshuar diçka. Ai tha se votuesi është ai që duhet t’i ndëshkojë këto subjekte politike, duke dhënë votë kundër tyre.

Albert Krasniqi nga KIPRED-i ka thënë se nëse do të kishte demokraci nëpër parti politike, atëherë këta individë nuk do ta kalonin as filtrin e parë që është votimi nga anëtarësia. Por, ai rikandidimin e tyre e sheh edhe si mungesë të funksionimit të gjyqësorit në Kosovë.

Selatin Kllokoqi nga organizata Demokraci për Zhvillim thotë se nuk mund të ketë imazh të mirë për zgjedhjet kur ka kaq shumë kandidatë që kanë probleme me drejtësinë.

Më Shumë

Dështon edhe përpjekja e 39-të për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

Ka zgjatur vetëm rreth dy minuta seanca e së mërkurës në Kuvendin e Kosovës, duke prodhuar edhe një tjetër dështim në përpjekjen për konstituimin...

Njëri e theri me thikë e tjetri i ndihmoi ta fsheh veprën, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se...

Lajmet e Fundit