7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Të rinjtë në Prizren, 41% mendojnë se Ekzekutivi lokal është mesatarisht transparent

Prizren-Merr pjese“EC Ma Ndryshe” të premten mbrëma në Prizren ka organizuar debatin “Merr pjesë n’iftar për rininë dhe transparencën!”, në kuadër të cilit aktivitet është publikuar analiza e dytë “Rinia dhe Transparenca: Përparim apo stagnim?”, si vazhdim i analizës së parë “Rinia dhe Transparenca: Të përjashtuar apo të injoruar?”. Gjatë debatit, është prezantuar edhe dokumentari mbi aktivizmin e të rinjve dhe transparencën e komunës, i titulluar “Sa aktiv, aq transparent?”

Në këtë organizim, në cilësinë e panelistëve kanë marrë pjesë Kujtim Gashi, Kryesues i Kuvendit të Komunës së Prizrenit dhe Leotrim Gërmizaj, Kryetar i Këshillit të Veprimit Rinor Lokal në Prizren. Ndërsa pjesëmarrës në diskutime kanë qenë zyrtarët komunal, përfaqësuesit nga organizata joqeveritare, të rinjtë, studentët e Universiteteve dhe nxënësit e shkollave të mesme të qytetit të Prizrenit.

Laura Lutfiu, Koordinatore Projekti në “EC Ma Ndryshe” duke shpalosur analizën ka bërë të ditur se në bazë të perceptimeve të rinjve të Prizrenit dhe të Gjilanit del se në disa sfera që lidhen me transparencën komunale, qeveria lokale e Gjilanit ka një përparësi të lehtë përballë Prizrenit, megjithëse trendët nuk dallojnë në përqindje të madhe. Ajo ka theksuar se anketimi i dytë mbi transparencën komunale tregon se 47 për qind të rinjve të Prizrenit nuk kanë njohuri për vendimmarrjen, derisa 43 për qind e të rinjve kanë njohuri. Në lidhje me transparencën komunale, aktualisht 41 për qind të rinjve të Prizrenit mendojnë se Ekzekutivi lokal është mesatarisht transparent.

Prizren-merr pjese1Luftiu ka shtuar se mbi 18 për qind të respondentëve të Prizrenit kanë njohuri për mundësinë e përcjelljes së vendimmarrjes komunale përmes medieve sociale dhe se më shumë se çereku i të anketuarve në Prizren, e dinë se mund të iniciojnë peticione online, derisa afër 15 për qind prej tyre kanë njohuri se ankesat e tyre në raport me qeverisjen komunale mund t’i adresojnë në rubrikën “Ankohu” te merrpjese.org, karshi 10 për qind të rinjve prizrenas që e dinë se mund të japin propozime për listën e projekteve kapitale të komunës, në kuadër të rubrikës “Buxhetimi me pjesëmarrje”. Duke u bazuar në rezultatet e hulumtimit, Luftiu ka pohuar se ato tregojnë se në disa aspekte të përfshirjes së rinisë në vendimmarrje si dhe në transparencë ka përparim, në disa segmente ka stagnim, ndërkohë që mediat sociale po zënë vend gjithnjë e më tepër në jetesën e përditshme, trend i cili duhet të përcillet edhe nga institucionet lokale në komunikimin e tyre me publikun.

Gjatë zbatimit, sipas saj projekti ka arritur që të prodhoj disa rezultate modeste, që mund të shërbejnë si udhërrëfyese për zhvillime më pozitive në drejtim të përdorimit të medieve sociale si mjete për pjesëmarrje dhe transparencë në nivel lokal, nga komuna dhe shoqëria civile.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes përmes medieve sociale”, që është përkrahur financiarisht nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNDP) dhe njëherësh shënon përmbylljen e ciklit të parë të aktiviteteve të projektit. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ish-gazetari Ramadan Baraliu aderon në Vetëvendosje

Ish-gazetari dhe politikologu, MSc. Ramadan Baraliut ka aderuar sot në Lëvizjen Vetëvendosje. Ai ëshvë mirëpritur nga kryetari i Qendrës së LVV-së në Prizren, Artan Abrashi...

Akil Gjakova lë pas problemet jashtë sportit, përfaqëson Kosovën në Evropianin e xhudos

Xhudisti Akil Gjakova do të përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Evropian për Senior që do të zhvillohet në Zagreb të Kroacisë nga 25-27 prill. Ky muaj...

Lajmet e Fundit