Hapet Ramadan Muja

RamadanMuja14-01Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja ka vendosur që t’i hapë mbledhjet e drejtorëve të Ekzekutivit. Ai nga java e ardhshme, për herë të parë do t’i ftojë mediat që të jenë prezent gjatë mbledhjes së Ekzekutivit.

Zëdhënësi i Komunës, Ymer Berisha tregon se kryetari Muja ka marrë vendim që t’i hapë mbledhjet me media edhe pse ligji nuk obligon një gjë të tillë.

“Nga java e ardhshme do të ftohen edhe mediat që t’i përciellin mbledhjet e drejtorëve të Ekzekutivit”, konfirmoi Berisha.

Forumi “Transparenca” i ka bërë thirrje kryetarit Ramadan Muja që t’i hapë mbledhjet dhe të tregohet më transparentë në raport me mediat dhe qytetarët.

Përfaqësuesit e këtij forumi patën paralajmëruar se do t’i përdorin të gjitha mekanizmat për të detyruar Mujën që t’i hapë mbledhjet dhe të tregohet më transparent në marrjen e vendimeve për qytetarët.

Zëdhënësi Ymer Berisha thotë ndërkaq se hapja e mbledhjeve nuk do të bëhet për shkak presioneve të Forumit “Transparenca”.

“Komuna e Prizrenit është njëra ndër komunatë në Kosovë që është treguar transparente me qytetarët, prandaj kryetari Muja ka vendosë që të rritë transparencën edhe aty ku ligji nuk e obligon”, thotë Berisha. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Selmanaj: Duhet konsensus nacional kundër kujtdo që refuzon hyrjen e Kosovës në projektin amerikan të gazit

Kandidati për deputet i LDK’së, Driton Selmanaj, ka shkruar sot lidhur me kërkesën e SHBA-së që Kosova të bashkohet në projektin e gazit amerikan....

Kosova në zgjedhje, qytetarët zgjedhin bregdetin shqiptar

Ndërsa qytetarët e Kosovës po i drejtohen kutive të votimit këtë të diel, një numër i konsiderueshëm prej tyre kanë zgjedhur që fundjavën ta...

Lajmet e Fundit