6.7 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Prizren, i riu hyn me kallash dhe shkakton rrezik të përgjithshëm

Në një lokal ka pasur të shtëna me armë automatike.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali në kushte anonimiteti kanë treguar se para hapjes së këtij lokalit, një person ka hyrë brenda me armë automatike dhe ka shtënë disa herë. Pas të shtënave ai është larguar me veturën e tij dhe për këtë rast është njoftuar Policia.

Sinjali mëson se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë për të ekzaminuar vendin e ngjarjes dhe identifikuar të dyshuarin, me ç’rast janë gjetur gëzhoja e predha të pa shkrepura të armës automatike, si dhe janë evidentuar dëmtime edhe në tavanin e lokalit. Fatbardhësisht edhe pse kishte së paku dy persona në lokal, lëndime nuk ka pësuar askush thonë burimet e Sinjalit.

Më tutje, burimet thonë se i dyshuari tashmë është identifikuar nga Policia dhe së shpejti pritet arrestimi i tij.

Për konfirmimin e sinjalizimit, redaksia ka kontaktuar rreth orës 22:00 edhe me zëdhënësin e Policisë së Kosovës në Prizren, mirëpo i njëjti ka deklaruar se nuk posedon informacione lidhur me rastin.

Më Shumë

Sfida jetike në Superligë

Fundjava në ProCredit Superligë do të jetë shumë interesante dhe me emocione të mëdha. Kjo xhiro është përcaktuese për fatin e disa skuadra. Java e...

Mbi 36 milionë euro iu mori kontrata kolektive, Komuna e Prizrenit në pritje të ndihmës nga Qeveria

Miliona euro iu janë shkaktuar komunës së Prizrenit nga vitit 2022 për shkak të kontratës kolektive. E jo vetëm kësaj komunë, dëmet të tilla...

Lajmet e Fundit