Temperaturat sot shkojnë deri në 37 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka paralajmëruar se situata meteorologjike do të vazhdojë të mbetet e njëjtë në vendin tonë.

Kjo gjendje, vjen si pasojë e prezencës së masave të nxehta të ardhura nga Afrika Veriore.

Temperaturat minimale pritet të sillen ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-37 gradë Celsius.

“Temperaturat minimale mbeten pothuajse konstante me ditët e fundit , ndërsa maksimalet e ditës parashihen të kenë ulje të lehta. Minimalet ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-37 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga perëndimi dhe jugperëndimi e lehtë dhe lokale e fortë”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

IHMK fton qytetarët që t’i respektojnë këshillat e IKSHPK-së dhe që të mos ndezin zjarre, sepse fuqia e tyre mund të jetë e madhe sa që të rrezikohet edhe jeta e njerëzve.

Më Shumë

Vdes një person në Prizren, u lëndua në shtëpinë e tij

Një person ka ndërruar jetë dje në Prizren. Sipas raportit të policisë viktima ishte lënduar në shtëpinë e tij dhe se rasti është nën hetime. “Është...

Në Muzeun e Hidroelektranës në Prizren promovohet libri “Arti i Udhërrëfimit”

Në kuadër të aktiviteteve për Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, në Muzeun e Hidroelektranës të Prizrenit është promovuar libri “Arti i Udhërrëfimit”, i cili tashmë...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit