13.6 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Thaçi: Kosova faktor paqeje në rajon

Hashim Thaci-Robert DusseyKryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Togos, Robert Dussey, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin dypalësh dhe për mundësinë e avancimit të bashkëpunimit në mes të dy vendeve.

Kryeministri Thaçi ka shprehur angazhimin e Qeverisë dhe institucioneve të Kosovës për ndërtimin e shtetit demokratik të Kosovës dhe për ndërtimin e marrëdhënieve diplomatike, ekonomike dhe kulturore me të gjitha shtetet në botë, duke respektuar diversitetet dhe interesat e të gjithëve.

Me këtë rast Kryeministri Thaçi shprehu falënderimin e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për njohjen e Kosovës nga Togo dhe për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy shteteve respektive.

Kosova është shteti më i ri në Evropë, por është duke e dëshmuar se di të jetë faktor paqeje dhe stabiliteti në rajonin e Evropës Juglindore – theksoi kryeministri Thaçi.

Nga ana e tij ministri i Jashtëm i Togos, Robert Dussey, falënderoi kryeministrin Thaçi për pritjen dhe theksoi rëndësinë e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Togos me Kosovën, si dhe mundësinë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.

Më Shumë

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet heroi Besim Ndrecaj

Besim Ndrecaj është dëshmor i kombit , i cili u vra më 3 maj të vitit 1995 nga forcat serbe në Suharekë. Ishte ai që...

Dita Ndërkombëtare e Mamive shënohet në Spitalin e Prizrenit

Në ambientet e Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është shënuar simbolikisht 5 Maji - Dita Ndërkombëtare e Mamive, një ditë...

Lajmet e Fundit