Muzika tradicionale në Shëngjin, tërheq mijëra turistë

Shengjini-plazhi

Jeta e natës dhe muzika ‘live’ që performohet në baret e Shëngjinit po i bën më të bukura pushimet për turistët, që janë me mijëra që i janë drejtuar këtij bregdeti në këtë sezon turistik. Muzika popullore shqiptare vazhdon të jetë më e preferuara dhe më e ndjekura jo vetëm nga turistët vendas por dhe ata të huaj, shkruan Shqiptarja.com.

Kanë ardhur nga qytete të ndryshme shqiptarë të Kosovës dhe të Maqedonisë por që të gjithë preferencat e tyre mbeten tek tradicionalja. Për turistët ky është një relaks më vete, ndërsa e vlerësojnë Shëngjinin si një vend ideal për të kaluar pushimet verore.

Një shëtitje në shëtitoren e plazhit e cila mbipopullohet çdo natë e më pas një pije freskuese duke dëgjuar muzike tradicionale nga të gjitha krahinat, shërbimi prefekt dhe natyrisht plazhet e veçanta të Shëngjinit, kanë bërë që kjo zonë bregdetare të marrë vëmendje nga mijëra turistë vendas dhe të huaj.

Vera tashmë nuk ka vetëm temperaturat e larta, por edhe mbrëmjet festive në bregdetin e Shëngjinit. Këtë sezon Shëngjini ofron gjithçka kërkojnë pushuesit, ndërsa për çdokënd që do të kalojë pushimet verore në këtë zonë rikthimi duket i pashmangshëm.

Më Shumë

Në Prizren mbahet Festivali Pranveror Rajonal i Miqësisë “Akshami i Prizrenit”

Fundjavën që lamë pas, në hapësirat e Qendrës Kulturore Boshnjake në Prizren, u mbajt Festivali Pranveror Rajonal i Miqësisë “Akshami i Prizrenit”, në organizim...

Liria me njoftim për tifozët: Sektori lindor i dedikuar për përkrahësit në Klinë

Liria ka dalë me një njoftim zyrtar për tifozët para ndeshjes së rëndësishme ndaj Dinamos në playoffin e Ligës së Parë të Kosovës. Klubi ka...

Lajmet e Fundit