Thaçi: Kosova ka respekt për shtëpinë Sahud

Thaci-arabia sauditeMinistri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, po merr pjesë në ceremoninë e ngushëllimeve për vdekjen e mbretit të Arabisë Saudite Abdullah.

Me këtë rast Thaçi, shkruan në Facebook, se ka bërë nderime në emër të popullit të Kosovës dhe i ka shpreh ngushëllimet mbretit Salman bin Abdulaziz Al Saud.

Shkrimi i plotë i ministrit Hashim Thaçi

Dje në Arabinë Saudite filluan ceremonitë e ngushëllimeve për vdekjen e Mbretit Abdullah. Liderë botërorë ishin në Rijad, ku isha prezent edhe unë në emër të popullit të Kosovës për ta nderuar mbretin e ndjerë Abdullah. I shpreha Mbretit Salman bin Abdulaziz Al Saud ngushëllimet më të sinqerta të shtetit të Kosovës dhe popullit të Kosovës për vdekjen e njërit prej burrështetasve më të mëdhenj të botës arabe. Mbreti i ndjerë Abdullah morri vendimin e hershëm për njohjen e Kosovës por ka ndihmuar shumë edhe në lobimin për njohje në Gjirin Persik dhe Organizatën e Bashkëpunimit Islamik.

Kosova në veçanti por edhe bota më e gjerë shqiptare ka respekt për Shtëpinë Saud dhe ndihmën e madhe që ka ofruar për shtetet tona.

Më Shumë

Rahoveci nderon në 27-vjetor dëshmorët e rënë në betejën e Hamocit

Në 27-vjetorin e rënies heroike, në Rahovec janë zhvilluar sot homazhe dhe përkujtime për dëshmorët Bekim Sylka, Besim Kabashi dhe Avni Thaçi, të cilët...

Operacion shpëtimi në malet e Sharrit, ekipet e ShKShMK-së në terren

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës (ShKShMK) ka njoftuar se është duke zhvilluar një operacion shpëtimi në malet e Sharrit, në zonën e majës...

Lajmet e Fundit