8.5 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Thaçi: Shërbyesit publikë, rol jetik në shoqërinë tonë

Zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka shprehur mirënjohjen për angazhimin e të gjithë shërbyesve publikë për forcimin e një administrate publike profesionale dhe efikase.

Në rrjetin social Facebook ka shkruar se shërbyesit publikë kanë rol jetik në shoqërinë tonë.

“Me punën e tyre të drejtë dhe transparente ata ofrojnë shërbime cilësore në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Në Ditën Ndërkombëtare të Shërbimit Publik, shpreh mirënjohjen time për angazhimin e të gjithë shërbyesve publikë për forcimin e një administrate publike profesionale dhe efikase, ndërsa ne mbetemi të përkushtuar për avancimin e procesit të reformës së administratës publike”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Më Shumë

Rahoveci “trondit” Gjakovën, fitore gjigante për mbijetesë

Rahoveci 029 ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Vëllaznimin me rezultat 63-67, në një duel dramatik që mund të rezultojë...

Sekuestrohen 2 kg heroinë dhe armë pa leje në Suharekë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar opinionin publik se në kuadër të veprimeve hetimore dhe në bashkëpunim me organet e rendit, janë ndërmarrë masa...

Lajmet e Fundit