1.2 C
Prizren
E diel, 19 Janar, 2025

Thirrjet raciste të ushtarëve grekë, reagon Shkupi: BE po toleron

Ushtaret grekPas publikimit të një videoje në të cilën ushtarët grekë këndonin këngë me vargje antimaqedonase dhe antishqiptare, ka reaguar sot Qeveria e Maqedonisë.

“Është shqetësues fakti për raste të tilla jocivilizuese dhe të pahijshme që paraqiten me vite të tëra dhe përsëriten në Greqi, ndërsa opinion nuk kujton që ndonjëherë ka pasur ndonjë falje publike zyrtare apo distancim të autoriteteve greke. Sigurisht se i nuk pengon fakti kur maqedonasit, shqiptarët dhe turqit lënë paratë e tyre si turistë”, thuhet në reagimin e qeverisë së Shkupit, raporton BW.

Qeveria e Maqedonisë thekson se po ndërmerr të gjitha hapat diplomatike për të përcjellë reagimin edhe në adresë zyrtare të Athinës.

Qeveria e Maqedonisë nënvizon se Bashkimi Evropian po heshtë dhe po toleron thirrje të tilla raciste dhe kërcënuese. Ndërkohë, Qeveria e Tiranës deri tani nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me këtë provokim të ushtarëve grekë.

VIDEOJA E USHTAREVE GREKE

Në Youtube prej disa ditësh është duke qarkulluar një video, ku një repart ushtarak grek këndon me thirrje urrejtje ndaj shqiptarëve dhe turqve.

“Gjeneral, maleve pa bukë e pa ujë, ne do pimë vetëm gjak turku , gjak maqedonasi , arabi dhe shqiptari”, këndojnë ata.

Video është publikuar fillimisht nga mediat greke, sipas të cilave, tashmë duket qartë që në Forcat Ushtarake greke janë krijuar vatra neonaziste që nxisin urrejtjen ndaj fqinjëve, veçanërisht urrejtjen fetare.

Në vargjet e këngës “patriotike” të ushtarakëve thuhet edhe se “Shën Sofia në Stamboll do të bëhet greke,” “Qiproja dhe Maqedonia janë Greqi.

Reparti që e këndon këtë këngë urrejtje është i forcave komando greke LOK.

Video ka pak kohë që është hedhur në rrjetin Youtube, por mbetet të vërtetohet sesa e vjetër është realisht, pasi hidhen dyshime që mund të jetë filmuar dhe vite më parë.

http://youtu.be/02kg4hg6Y3E

Më Shumë

Policia shqiptoi 1801 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1801 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

Abdixhiku në Mushtisht: LDK ka rilindur si forca kryesore e vendit, më 9 shkurt bëjmë ndryshimin

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku sonte vizitoi banorët e fshatit Mushtisht.   Nga atje, tha se LDK ka rilindur si forca kryesore e vendit,...

Lajmet e Fundit