8.3 C
Prizren
E premte, 13 Shkurt, 2026

Thuhet edhe kjo, Nait Hasani: Gashi gjuajti me armë për t’i larguar shpirtrat e lig

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani sot në interpelancën e thirrur nga kryeministri Haradinaj, e ka arsyetuar gjuajtën me armë të zëvendëskryeministrit Dardan Gashi, duke thënë se ai e ka bërë për t’i larguar shpirtrat e lig nga ajo familje, në gëzimin e të cilëve ka marr pjesë.

Deputeti Hasani në fjalimin e tij tha se kuvendi është shndërrua në gjykatë dhe se ky rast është në procedurë të drejtësisë, shkruan Express.

Ndërsa, gjuajtën me armë të zëvendëskryeministrit Gashi, ai e ka arsyetuar duke e lidhur me traditat shqiptare për largimin e shpirtërave të lig në momente gëzimi.

“Të gjitha këto janë bërë nga një traditë që e kemi trashëgua, forma e lirisë së besimit të largimit të shpirtrave të lig nga shtëpia. Për mi largu shpirtrat e lig nga shtëpia kanë gju me armë. Është e mirë kjo të analizohet , besoj në gëzimin e familjes që kanë marr pjesë atje , ajo gjuajtje ka qenë mi largu shpirtrat e ligj nga ajo familje, hap pozitiv kur ka dal atje edhe ka gjuajt, është kulturë mos me gjuajt brenda”, tha Hasani.

Hasani gjithashtu beson se shumica e deputetëve kanë gjuajt në gëzimet e tyre./Gazeta Express/

 

Më Shumë

Arrest shtëpiak për 15 të dyshuar për manipulim votash në Dragash dhe Suharekë

Gjykata Themelore në Prizren ka mbajtur më 10 dhe 11 shkurt katër seanca dëgjimore lidhur me kërkesat e Prokurorisë Themelore për caktimin e masave...

Ish-kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka betohet si deputet i Kuvendit të Kosovës

Ish-kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka dhënë sot betimin si deputet i Kuvendit të Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Haskuka...

Lajmet e Fundit