Edhe një tejkalim i lejes ndërtimore në Qendrën Historike të Prizrenit

 

Praktika e mos respektimit të pëlqimeve të autoriteteve të trashëgimisë kulturore gjatë aktiviteteve ndërtimore në Qendrën Historike të Prizrenit nuk ka të ndalur. Rasti i fundit i kësaj natyre sipas autoriteteve ka ndodhur në fqinjësi të ndërtesës së Kryqit të Kuq.

Sipas të dhënave nga Drejtoria komunale e Urbanizmit, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore dhe Këshilli i Trashëgimisë Kulturore për Qendrën Historike të Prizrenit, rasti në fjalë ka leje për ndërtim në etazhitet maksimal dy kate, e cila sipas autoriteteve lokale të trashëgimisë kulturore nuk është respektuar dhe është tejkaluar. Për më tepër, kjo strukturë duhet të respektojë integritetin e asetit të trashëgimisë që është e ngjitur me të.

EC Ma Ndryshe kohë më parë ka theksuar se objekti i Kryqit të Kuq ka vlerë historike, artistike, identiteti, peisazhore, ekonomike dhe funksionale, dhe se fakti që ndodhet në Qendrën Historike të Prizrenit i jep automatikisht statusin e objektit të mbrojtur me ligj.

EC përkujton se shumë herë ka bërë thirrje për mbikëqyrje më rigoroze të çdo aktiviteti ndërtimor në Qendrën Historike të Prizrenit. Prandaj edhe njëherë e përsërit qëndrimin se është koha e fundit që organet shtetërore që kanë përgjegjësi të veprojnë në mënyrë serioze dhe më energjike për zbatimin e plotë të legjislacionit në raport me këtë zonë të mbrojtur.

Më Shumë

U rreshtua në krah me Vjosa Osmanin: Ja sa vota numëron deri më tani Haxhi Avdyli

Qendrat Komunale të Numërimit po vazhdojnë procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë. Sipas të dhënave të përditësuara, deri më tani janë numëruar...

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në...

Lajmet e Fundit