6.8 C
Prizren
E hënë, 27 Mars, 2023

Traileri i filmit “50 shades of Grey”

50shadesofgrey2Më në fund është prezantuar edhe traileri i një ndër filmave më të shumëpritur të sezonit të ardhshëm kinematografik, “50 shades of Grey”. Filmi pritet të dalë në sallat e kinemave më 14 shkurt të vitit 2015 në Ditën e Shën Valentinit.

Traileri na jep një aromë të imazheve të nxehta të Mr. Grey (Jamie Dornan) që duket se nuk do t’i zhgënjejë fansat. Disa ditë më parë në mënyrë surprizë, Beyonce kishte publikuar në Instagram 2-3 imazhi pikante të “50 shades of Grey”. Por tashmë trajleri zyrtar ka dalë shoqëruar nga hiti i divës së muzikës “Crazy in love”, por në një version të ri.

Pas suksesit të jashtëzakonshëm të kolanës së librave të shkrimtares angleze E. L. James, u vendos që të realizohej dhe një film me regjisor Sam Taylor-Johnson. Protagonistët e filmit janë Mr. Grey (Jamie Dornan) dhe Anstasia (Dakota Johnson) që sipas një kontrate pranon lojërat seksuale të miliardierit joshës (Mr. Grey). Në kastin e aktorëve edhe Eloise Mumford, Luke Grimes, Victor Rasuk dhe Jennifer Ehle.

Më Shumë

Dy ndeshje interesante sot në basketboll, vëmendja në Suharekë

Xhiroja e 27-të në Superligën e Kosovës në basketboll do të vazhdojë edhe sot me dy ndeshje mjaft interesante. Përballje shumë interesante do të jetë...

Kurti në Krushë: Kemi përgjegjësinë që brezat e ardhshëm të mos kalojnë në vuajtet që kemi kaluar ne

Kryeministri Kurti ka bërë sot homazhe në Krushë të Madhe dhe Krushë të Vogël. Pas homazheve ai ka folur para gazetarëve. Ai tha se përkulet me...

Lajmet e Fundit