8.8 C
Prizren
E diel, 27 Tetor, 2024

Trembëdhjetë këngëtarë kosovarë në TRT Avaz

20140724111936433600Këngëtarët kosovarë tash e disa kohë kanë pasur mundësinë e prezantimit të vlerave të tyre vokale edhe jashtë kufirit kosovar, madje në shtetin turk dhe pikërisht në televizionin publik të Turqisë, TRT Avaz.

Organizator i këtij projekti bashkëpunues ka qenë Berkand Curri, i cili këtë projekt e kishte iniciuar për qëllim të bashkëpunimit në mes të këngëtarëve kosovarë dhe atyre turq. Projekti parasheh që në televizionin TRT Avaz të transmetohet program prej 25 minutave kur brenda kësaj kohe të prezantohet një këngëtar, të tregojë për veten e tij, fillimet e karrierës dhe normalisht të këndoj live. Një këngëtar duhet të këndojë katër këngë, tri në gjuhën shqipe dhe një në gjuhën turke.

Suna Zaimi, moderatore e emisionit, tregon se këngëtarët e kanë mirëpritur këtë inciativë bashkëpunimi në mes të artistëve kosovarë dhe turq.

“Synimi i këtij projekti ka qenë promovimi i këngëtarëve të Kosovës në Turqi që në të ardhmen t’i kenë rrugët e hapura atje. Projekti është menaxhuar nga Berkandi dhe është propozuar në Ankara ku pastaj ka marrë përgjigjje pozitive, ku kanë filluar edhe xhirimet e emisioneve këtu në Kosovë, konkretisht në Fushë Kosovë” tregoi Zaimi.

Ajo gjithashtu tha se deri më tani janë realizuar trembëdhjetë emisione.
“Deri më tani janë xhiruar 13 emisione, ku 25 minuta i kushtohen një këngëtari. E rëndësishmja e gjithë kësaj ka qenë që këngëtarët të tregojnë biografinë e tyre, të tregojnë se si kanë filluar të merren me këndim, cilat kanë qenë vështirësitë e fillimit, dhe gjithçka tjetër që ka pasur të bëjë me prezantimin e tyre fillestar e në vazhdimësi. Secili këngëtar ka kënduar nga katër këngë, ku tri prej tyre kanë qenë në gjuhën shqipe dhe një në gjuhën turke” tha për KultPlus Zaimi.

Këngëtarët të cilët janë prezantuar deri më tani në Turqi janë : Petrit Çarkaxhiu, Egzona Ademi, Rina Bilurdagu, Edi Furra, Neki Emra, Grupi Etno Klasik dhe Fisnikët. Emisioni është një herë në javë, ditën e diel në orën 13:25 dhe transmetohet në TRT Avaz. Ky emision është realizuar në gjuhën shqipe, por me titra në gjuhën turke.

Sipas Zaimit, emisioni i TRT Avaz i kushtuar këngëtarëve kosovarë, ka pasur një shikueshmëri të lartë, gjithashtu përshtypjet për këngëtarët tanë kanë qenë shumë të mira.

Aktualisht xhirimet e emisionet janë ndaluar për shkak të pushimeve verore, ndërsa organizatorët thonë se po e shqyrtojnë mundësinë edhe të një vazhdimi të këtij cikli emisionesh me emra të tjerë nga estrada muzikore kosovare. / KultPlus.com

Më Shumë

Një gol s’iu pranua Ballkanit, përballja me Dukagjinin përfundon 0-0

Ndeshja mes Ballkanit e Dukagjinit përfundoi pa gola. Skuadra kampione e futi topin në rrjetë në minutën e 79-të, por fauli në sulm u bë...

MI-ja ndan mbi 1 milion euro për ndërtimin e rrugës Gorozhup-Pogaj

Një rrugë e re ndërkufitare ka nisur së ndërtuari nga Ministria e Infrastrukturës.Fshatarët Gorozhup dhe Pogaj, njëri në territor të Kosovës dhe tjetri në...

Lajmet e Fundit