Trepça triumfon përballë Bashkimit

Ndeshja mes Trepçës dhe Bashkimit në Superligën e Kosovës në basketboll, përfundoi me fitoren e vendasve me rezultat 75:68.

Dueli ishte plotësisht i dominuar nga mitrovicasit, të cilët mbanin një epërsi konstante prej 10 pikësh.

Bashkimi tentuan ta përmbysin rezultatin disa herë, por nuk arrinin të dilnin në epërsi.

Bashkimi uli epërsinë në minutat e fundit të ndeshjes, por Erjon Kastrati në fund i dha fitoren klubit të Mitrovicës.

Në anët e Trepçës, lojtarët më të mirë, ishin Erjon Kastrati me 20 pikë dhe Elijah Ifejeh që përfundoi ndeshjen me 6 pikë dhe 13 kërcime.

Në anën e Bashkimit, më i miri ishte Fahro Alihodzic, i cili ishte fantastik në pjesën e parë, ndërsa në dy çerekët e tjerë nuk pati ndonjë impakt në lojë.

Alihdozic përfundoi ndeshjen me 19 pikë e 11 kërcime, ndërsa performancë të mirë pati edhe Prentiss Nixon me 15 pikë.

Më Shumë

27 vjet nga çlirimi i Kosovës

27-vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara. Më...

Bylbyl Sokoli largohet nga Malisheva

KF Malisheva ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin Bylbyl Sokoli. Sipas komunikatës së klubit, vendimi është marrë pas një takimi dhe analize të...

Lajmet e Fundit