4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

SBAShK në komunikatën e fundit për media: Greva vazhdon!

SBASHK-u pas takimeve konsultative me kryetarët e niveleve komunale sindikale dhe të universiteteve, ka bërë të ditur se greva e nisur në arsim më 25 gusht do të vazhdojë.

Sipas një komunikate është bërë e ditur se kryetarët e niveleve komunale sindikale e të universiteteve në këto takime janë informuar nga anëtarë të Këshillit Grevist të BSPK-së për dy takimet me Avokatin e Popullit, që janë mbajtur me iniciativën e tij, dhe më pas kanë analizuar në detaje shkresën e arritur nga Avokati i Popullit.

Vlerësimi i pjesëmarrësve në këtë takim ishte se kjo shkresë nuk solli asgjë të re, andaj greva do të vazhdojë, ndërkohë që SBASHK do t’i përgjigjet shkresës së Avokatit të Popullit mbi çështjen e grevës”, thuhet në njoftim.

Për më tepër, SBASHK-u tha se në këto takime ka pasur kritika ndaj qëndrimit të gabuar të Qeverisë karshi kërkesave të tyre dhe vlerësojnë se Qeveria sikur nuk do që greva të përfundojë, pasi nuk po negocion kërkesat për 100 euro shtesë deri në miratimin e ligjit të pagat.

“Përveç kësaj, Qeveria vazhdon me deklarime e angazhime për presion të vazhdueshëm ndaj grevistëve, thuhet tutje në komunikatë.

Më Shumë

Hysni Temaj, luftëtari i lirisë që ia kthehu krenarin kombit

25 vjet nga rënia e dëshmorit Hysni Sylë Temaj Hysni Sylë Temaj, u lind më 15.11.1976 në fshatin Kushnin të Hasit, që shtrihet rrëzë maleve...

U tha se u nda me të dashurën pasi flirtoj më njërën nga vajzat në ‘’Ferma Vip’’, reagon Robert Berisha

Robert Berisha është njëri nga meshkujt shqiptar, që përmendet më së shumti për lidhjet e tij të dashurisë. Së fundmi ai ishte pjesë e Reality...

Lajmet e Fundit