10.8 C
Prizren
E premte, 31 Mars, 2023

Treshja vazhdon vetë, por drejt zgjedhjeve

ramushi, limaj  mustafaBlloku LDK, AAK dhe Nisma duket se po e humb partnerin e supozuar më 10 qershor, ditën kur liderët e këtyre tri subjekteve e kishin nënshkruar një draft inicial të marrëveshjes për koalicion.

Me 47 ulëse në Kuvend, ky bllok kishte supozuar se do ta ketë edhe mbështetjen e 16 deputetëve të Vetëvendosjes. Ndonëse me vizione e pikëpamje të ndryshme, pas humbjes në zgjedhje këto subjekte u lidhën për një interes të përbashkët politik, e që ishte bllokimi i PDK-së për të marrë sërish pushtetin.

Por, pas disa përparimeve në negociata për krijimin e një koalicioni qeverisës pa partinë fituese, nga e hëna, gjërat nuk rrodhën më sipas parashikimeve fillestare. Madje, u tha se procesi ishte kthyer në pikën zero./Tribuna/

Më Shumë

Nënshkruhet marrëveshja 400 mijë euroshe për ndërtimin e stadiumit në Malishevë

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me komunën e Malishevës për ndërtimin e infrastrukturës së stadiumit të qytetit “Liman Begaj”. Sipas...

Me bukurinë e lirisë

Sahit Osmani (22 dëshmorëve ,dhe 18 martirëve të Randobravës) Me bukurinë e lirisë keni hyrë në qenien tonë Të shndërruar në përmendore me bardhësinë e ditëve rilindni Shtresave të atdheut gjaku...

Lajmet e Fundit