8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Mustafa: Do të vazhdojmë dialogun dhe procesin e privatizimit

Isa Mustafa LDKKryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, njëherit edhe i nominuar nga koalicioni LDK-AAK-NISMA për kryetar të Kuvendit të Kosovës, ka vlerësuar se dialogu me Serbinë ka dhënë rezultatet e tij.
Lexojeni të plotë postimin e Isa Mustafës në Facebook:

Miq të nderuar,

Qeverisjen e mirë e siguron platforma e qartë që përcakton programin qeverisës, pjesëmarrjen dhe përgjegjësinë e partnerëve në qeverisje dhe mekanizmat që rregullojnë këto raporte. Por unë jam ithtar edhe i besimin reciprok si një parakusht themelor, sepse në këtë vend janë nënshkruar dokumente të rëndësishme por më vonë nuk janë zbatuar.

Me marrëveshjen pas zgjedhore kemi siguruar grupin më të madh parlamentar, na takon ta propozojmë Kryetarin e Kuvendit dhe do të sigurojmë votat që ta zgjedhim Kryeministrin.

Kosovën do ta ndërtojmë me thellimin e partneritetit me vendet e BE-së dhe SHBA si dhe me vende të tjera që kanë përkrahur Kosovën në proceset e pavarësisë dhe shtetëndërtimit.

Këto vende kërkojnë të vazhdohet me dialogun dhe Kosova të implementoj marrëveshjet nga dialogu.

Dialogu i ka dhënë rezultatet e tij, janë mbajtur për herë të parë zgjedhjet në tërë territorin e Kosovës; përfaqësuesit e serbëve në komunat veriore sot janë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ata po integrohen.

Fondet që i jep Serbia për serbet e Kosovës do të kalojnë përmes thesarit të buxhetit të Kosovës, ato nuk do t’u shërbejnë më grupeve kriminele serbe e shqiptare. Kjo është e arritur. Kosova dëshiron reciprocitet dhe dialogu zhvillohet mbi baza të reciprocitetit dhe me subjekte reciproke.

Në Kosovë është në përfundim e sipër procesi I privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore. Ka pasur dhe ka shumë vërejtje për këtë proces, por konsideroj se ky proces është i pakthyeshëm ashtu siç është e pakthyeshme prona shoqërore dhe sistemi të cilit i ka shërbyer kjo pronë.

Prandaj, vërejtjet për kërkesat që kanë të bëjnë me hetimin e procesit të privatizimit ose për vlerësimin e privatizimit nuk kanë të bëjnë me faktin se aty nuk ka pasur lëshime.

Lëshimet le t’i ndjekin organet që kanë përgjegjësi ligjore ta bëjnë këtë punë, ndërkaq qeverisja e ardhshme duhet të krijoj mekanizma që këto firma dhe prona të privatizuara të aktivizohet dhe të shndërrohen në asete ekonomike, në vende të punës dhe zhvillim.

Konsideroj se do ta kemi lehtë ta gjejmë interesin e marrëveshjes sonë, nëse e qartësojmë se a dëshirojmë të shikojmë mbrapa apo përpara.

Unë jam që të gjejmë këtë interes për të shikuar përpara, për ta nxjerrë këtë vend nga kapja e shtetit, nga krimi dhe nga gjendja e rëndë ekonomike.

Për të zgjidhur problemet e së kaluarës, kontributi më i madh I yni do të ishte që të mos interferohemi dhe të depolitizohet sistemi gjyqësor, që ky sistem në mënyrë të pavarur ta bëjë punën e vet.
/Telegrafi/

Më Shumë

“Gjekovë” huqja drejtshkrimore në tabelë te hyrja e Prizrenit

Në hyrje të Prizrenit kanë gabuar në drejtshkrim në tabelë ku shkruan Gjekovë në vend të Gjakovës Ndërsa ajo në gjuhën serbe është shkruar si...

Xhamia e Mlikës së Dragashit më e vjetër në Kosovë, besohet se u ndërtua nga një familje siriane

Xhamia e ndërtuar 735 vjet më parë në fshatin Mlikë të Komunës së Dragashit në jug të Kosovës është xhamia më e vjetër në...

Lajmet e Fundit