7.4 C
Prizren
E premte, 3 Prill, 2026

Trupat ruse kanë marrë urdhër për pushtimin e Ukrainës

SHBA ka siguruar informata nga shërbimet e saja inteligjente se trupave ruse u është dhënë leja për të pushtuar Ukrainën, raporton sot televizioni CBS News.

Sipas CBC News, informatat e siguruara nga amerikanët tregojnë se komandantët rusë kanë bërë “plane specifike” për manovrat në fushë-betejë.

Informatën e raportoi David Martin, korrespondent për siguri kombëtare në CBS News.

“Inteligjenca [e SHBA-ve] thotë se trupat ruse në fakt kanë marrë urdhra tani për të vazhduar me pushtimin”, tha gazetari i CBS News, Martin.

“Pra, jo vetëm që po i afrohen gjithnjë e më shumë kufirit dhe këtyre pozicioneve të sulmit, komandantët në terren po bëjnë plane specifike se si do të manovrojnë në sektorin e tyre të fushëbetejës”.

Raportimi i CBS News nuk është verifikuar ende nga linjat zyrtare të shtetit amerikan.

Më Shumë

27 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit

Masakra në Pastasellë të Komunës së Rahovecit është një nga masakrat më të tmerrshme që kanë bërë forcat kriminale serbe gjatë luftës së Kosovës...

Dogana sekuestron mallra të padeklaruara në një automjet në Vërmicë

Dogana e Kosovës ka njoftuar se kapur mallra të padeklaruara në një automjet në Vërmicë i cili drejtohej nga një shtetas i huaj. Bëhet e...

Lajmet e Fundit