28.7 C
Prizren
E hënë, 23 Qershor, 2025

U dhunua në rrugë nga një mashkull, studentja franceze: Mjaft heshtëm!

Një grua e re, e cila publikoi një video tronditëse të një burri që e godiste jashtë një kafeneje pariziene, ka ngritur një faqe interneti të mërkurën për t’u lejuar viktimave të ngacmimeve të tregojnë historitë e tyre.

Faqja e titulluar “Nous Toutes Harcelement” (Ne jemi ngacmuar të gjithë) synon të mbledhë rastet e incidenteve “në rrugë, në punë, apo në jetët private”, ka thënë vet Marie Laguerre. “Është një faqe ku mund të shkruar në mënyre anonime, por që u lejon femrave të flasin lirshëm”, shtoi më tej ajo.

Studentja Laguerre shkroi në Facebook javën e kaluar mbi një rast që i kishte ndodhur teksa kthehej në shtëpi, kur një mashkull nisi t’i bënte komente të ashpra. Ajo i kishte thënë të pushonte dhe tentoi t’i largohej, por ai shkonte në drejtim të kundërt.

Në videon e mbikëqyrjes të ofruar nga kafeneja, personi shihet më pas të rrëmbejë një tavëll duhani nga një tavolinë e lokalit dhe t’ia hidhte atë asaj. Pas këtij veprimi, ai u kthye dhe e qëlloi në fytyre Laguerren.

Ajo bëri një denoncim në polici pas incidentit dhe më tej publikoi videon, duke e shoqëruar me fjalët se “nuk duhet të heshtim më”.

Që prej publikimit të videos së saj në Facebook, Laguerre mori mesazhe nga e gjithë bota, nga gra të tjera që ndanin eksperiencat e tyre, sikurse edhe nga meshkuj që ofronin mbështetjen e tyre.

Laguerre përfundoi në mediet franceze dhe ndërkombëtare duke ritreguar historinë e saj, ndërsa tashmë dëshiron të përfitojë nga profili i saj i lartë “për të dhënë mesazhin dhe për t’i përmirësuar gjërat”. /Top Channel

Më Shumë

Punime në rrjetin e ujësjellësit, “Bajram Curri” i Prizrenit sot pa ujë për gjashtë orë

Banorët e lagjes “Bajram Curri” në Prizren do të përballen sot me një ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë, për shkak të punimeve...

Policia jep detaje për sulmin brutal ndaj romit në Prizren: Të dyshuarit ishin me helmeta në kokë

Një person M.M, 30 vjeçar nga komuniteti rom është sulmuar brutalisht nga dy persona të panjohur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 9 qershor, afër...

Lajmet e Fundit