20.8 C
Prizren
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Udhëkryqi i Neymar, sa larg PSG-së Barcelona

Udhëkryqi i Neymar. Braziliani duhet të zgjedhë mes parave dhe lumturisë. PSG i ofron atij rinovimin e kontratës dhe sulmuesi do të mund të përfitonte 38 milion euro në sezon nga klubi francez, ndërkohë nga ana tjetër Barcelona e pret.

Josep Bartomeu, presidenti i katalanasve, e do në skuadër Neymar, pasi ai do të sillte të ardhura të rëndësishme nga marketingu. Braziliani duhet ta ndajë mendjen shpejt, pasi vitin tjetër te Barcelona ka zgjedhje dhe kandidati Victor Font është kundër kësaj lëvizjeje.

Barcelona në aspektin financiar i ofron sulmuesit rreth 20 milion euro, gati gjysmën e pagës që i ofron PSG. Neymar “joshet” nga ideja për të luajtur sërish me Lionel Messi dhe për të qenë ai lideri i ekipit spanjoll, pasi argjentinasi tashmë është 33 vjeç.

Më Shumë

Leao iu kërkon falje tifozëve të Juventus-it që e futi fanellën e tyre nën pantallona

Ylli i Milan-it, Rafael Leao, i ka tërbuar tifozët e Juventus-it duke e futur fanellën e tyre nën pantallona. Pas ndeshjes që Milan-i e mposhti...

Nxënësi i shkollës në Prizren dërgon mesazhe te drejtori: Kam bërë listën e studentëve që do t’i vras

Një ngjarje jo fort e zakontë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në qytetin e Prizrenit, ku drejtori i shkollës së mesme të mjekësisë ‘Luciano...

Lajmet e Fundit