Bundesliga nuk humb kohë, ka një datë fikse për rifillimin

Bundesliga mund të nisë më shpejt se çdo kampionat tjetër. Një pjesë e mirë e klubeve kanë nisur përgatitjet grupe-grupe dhe po mundohen të rritin parametrat fizike të futbollistëve të tyre, që të jenë gati në momentin e rinisjes së garës.

Tani ka edhe një datë që ka marrë “OK”-in në dy lande, North Rhine-Westphalia dhe Bavaria. Markus Soder dhe Armin Lasche, kryeministrat e këtyre landeve, e kanë pranuar se mund të luhet futboll me dyer të mbyllura nga 9 maji.

Gjithsesi ende nuk është zyrtare, pasi do të duhet edhe të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë dhe ndeshjet më pas të luhen me një protokoll të caktuar sigurie. Sigurisht do të ketë një numër të vogël njerëzish që do të merren me përgatitjet e sfidave, e gjitha për të shmangur përhapjen e COVID-19 edhe më tepër.

Më Shumë

Kontrolle intensive në Prizren: Shkyçje të konsumatorëve me borxhe dhe ndalim i lidhjeve ilegale

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar se ekipet kujdestare të kontrollës po vazhdojnë edhe gjatë ditëve të vikendit me aksione...

Totaj: Komuna e Prizrenit do të vazhdojë mbështetjen për gratë sipërmarrëse

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë pjesë në Konferencën Nismëtare të projektit “E Ardhmja e Saj”, një iniciativë që synon fuqizimin...

Lajmet e Fundit