8.1 C
Prizren
E martë, 10 Shkurt, 2026

UP-ja në prag të kolapsit financiar!

Rektori Ramadan ZejnullahuKëshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës ka dështuar edhe sot që ta miratojw buxhetin për këtë vit. Kjo ka ndodhur për faktin se nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm për mbajtjen e mbledhjes së organit më të lartë drejtues të Universitetit të Prishtinës. Kështu i kanë thënë burime brenda universitetit më të madh publik në vend.

“Tash e disa herë po dështon miratimi i buxhetit. Në mbledhje kanë marrë pjesë vetëm anëtarët e KD-së të emëruar nga Ministria e Arsimit, derisa nga anëtarët që vijnë nga radhët e UP-së ka marrë pjesë vetëm Blerim Kamberi, i cili është baxhanaku i rektorit Zejnullahu”, ka thënë ky burim.

Për mbajtjen e mbledhjes, ku diskutohen çështje të rëndësishme, si çështja e buxhetit, atëherë prezent duhet të jenë të paktën 6 anëtarë. “Në mbledhje sot ishin prezent vetëm pesë anëtarë të KD-së, andaj kjo është arsyeja e dështimit të buxhetit ashtu siç e parasheh statuti i UP-së”, tha ka burim.

Mos miratimi i buxhetit, edhe për disa javë mund ta paralizoj funksionimin e UP-së.

“Buxheti ndahet në përputhje me nevojat e njësive akademike. Këto njësi kanë dërguar kërkesat e tyre, mirëpo, pa u miratuar buxheti nga ana e Këshillit Drejtues, ai buxhet nuk mund të përdoret”, tha ky burim.

Nga Këshilli drejtues që kanë qenë prezent në mbledhjen e sotme, askush nuk ka dashur që të flas zyrtarisht për Gazetën Blic.

Në anën tjetër, një anëtar i KD-së në kushte anonimiteti i ka thënë Gazetës Blic se 4 anëtarët e Universitetit nuk kanë marrë pjesë në këtë mbledhje për faktin se janë të pakënaqur me vendimin e rektorit për mos pranimin e studentëve të familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës së UÇK-së, dhe me vendimin për ndërprerjen e kontratave të profesorëve që në të njëjtën kohë mbajnë edhe pozita të larta publike.

Për këto dy vendime të rektorit Zejnullahu, edhe para pak ditësh ka pasur përplasje e tensione në mbledhjen e Këshillit Drejtues, ndërmjet anëtarëve që vijnë nga ministria e Arsimit dhe atyre që vijnë nga Universiteti./Gazeta Blic/

Më Shumë

Liria përballet nesër me Trepçën ’89 në Prizren

Pas pauzës, Liria rikthehet në garë me një përballje të rëndësishme në shtëpi. Skuadra prizrenase do të zbresë nesër në fushë për ndeshjen e parë...

Prokuroria dhe Policia hetojnë falsifikimin e rezultateve zgjedhore në Dragash – 9 persona ndalohen për 48 orë

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, ka nisur hetime pas informacioneve...

Lajmet e Fundit