28.7 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Vajza e dhunuar në Prizren u la pa ndjenja në rrugë

Pas disa muajsh arrati policia ka arritur ta arreston prizrenasin H.B. i cili dyshohet se dhunoj seksualisht një vajzë të mitur.

Në një njoftim të saj Gjykata e Prizrenit ka sqaruar se H.B. e kishte dhunuar viktimën e cila pas aktit seksual kishte mbetur pa ndjenja.

Gjykata sqaron rrethanat mizore të ngjarjes ku i pandehuri pas dhunimit e kishte nxjerrë pa ndjenja në rrugë viktimën. I dyshimti ishte arrestuar para dy ditësh ndërsa sot Gjykata në Prizren i caktuar masë e paraburgimit.

Sipas njoftimit të Gjykatës i pandehuri H.B, dyshohet se me përdorim të forcës dhe kërcënimeve e ka detyruar të miturën dhe ndaj të njëjtën disa herë ka kryer aktin seksual pa dëshirën e saj.I dyshuari H.B, kur e vëren gjendjen e saj shëndetësore, e lë në rrugë viktimën pa vetëdije , dhe i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes, e që nga ajo kohë ishte larguar edhe nga Kosova.

Masa e paraburgimit për të dyshuarin vlen në kohë zgjatje prej 30 ditësh, deri në një vendim tjetër të Gjykatës, ndërsa i njëjti do të qëndron në paraburgim sepse ekziston rreziku se i dyshuari do të përsëris veprën penale apo edhe vepra tjera penale si pasojë e veprës për të cilën dyshohet.

Më Shumë

Gjendet shëndosh e mirë 85 vjeçari nga Gorozhupi i Hasit të Prizrenit

Është gjetur shëndosh e mirë, 85-vjeçari Nebi Tejeci. Lajmi u bë i ditur nga Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim, transmeton Klankosova.tv. “Operacioni është realizuar me bashkëpunim...

Zyrtare: Ylli bëhet me trajner të ri

K.B. Golden Eagle Ylli është bërë më trajneri të ri. Trajneri i njohur zyrtarisht është emëruar në krye të bankinës së skuadrës nga Suhareka. Ylli përmes...

Lajmet e Fundit