7.7 C
Prizren
E enjte, 2 Prill, 2026

Vaksina anti-Covid do të jepet falas në këtë shtet të Ballkanit

E gjithë bota ka nisur që të blejë apo të sigurojë paraprakisht vaksinën e re kundër Covid. Edhe pse 6 janë si kandidate të mundshme debati më i madh është te kostoja e saj dhe sa e përballojnë shtetet që nuk janë të forta ekonomikisht.

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe ka njoftuar që shteti do të shpërndajë falas për popullin vaksinën kundër Covid 19.

Në një intervistë për “Sloboden Peçat”, ai flet për situatën aktuale me Covid-19 në vend, pritjet për vjeshtë dhe njoftimet për blerjen e vaksinës së Oksfordit “Astra Zeneka” e cila do të përdoret në vendet anëtare të BE-së.

“Kemi dy mekanizma për momentin për blerje. Njëri është mekanizmi Kovaks, përmes OBSH-së dhe Aleancës së Imunizimit. Ne kemi nënshkruar një letër qëllimi dhe ky mekanizëm lejon që vendeve tu shpërndahen në mënyrë të barabartë vaksinat sipas madhësisë së popullsisë kur hyjnë në treg, nga secili prodhues i njëpasnjëshëm.”, thekson Filipçe.

Ai tha se kanë marrë një ofertë nga ambasada polake për furnizim me vaksinën.

“Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë nënshkruar marrëveshje bilaterale me kompaninë e vaksinave në Oksford, Astra Zeneka. Ne morëm një ofertë nga Polonia që të sigurojë një sasi të përshtatshme edhe për ne, sepse nuk do të kemi mundësinë për një marrëveshje bilaterale. Konkretisht, me të dy mekanizmat, ne sigurojmë që vaksina të jetë në dispozicion të qytetarëve tanë, pa pagesë”, tha Filipçe.

Më Shumë

Suhareka synon forcimin e bashkëpunimit ndërkomunal me Fellbach dhe Meissen

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Arta Gashi, ka pritur në një takim nënkryetaren e qytetit Fellbach dhe përfaqësues të qytetit Meissen, me të cilët...

Në gjendje të dehur shkaktoi aksident në Prizren, i lënduar rëndë dërgohet për tretman në QKUK

Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident trafiku në Prizren, ku një person në gjendje të dehur me veturë ka goditur një veturë...

Lajmet e Fundit