24.4 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

Vdes miku i madh i Kosovës, senatori Bob Dole

Ish-senatori amerikan, Bob Dole, miku i madh i Kosovës, ka vdekur sot në mëngjes në moshën 98-vjeçare, gjatë kohës sa ishte në gjumë.

Vdekja e Dole u konfirmua nga Fondacioni Elizabeth Dole dhe familja e tij përmes një deklarate të dielën.

Dole u angazhua herët në politikën amerikane për Kosovën dhe luajti rol të rëndësishëm në procesin që çoi në krijimin e shtetit të pavarur. Për kontributin e tij, një bust i tij qëndron në kryeqytetin e Kosovës.

“Le të vazhdojmë ta nderojmë veprën e Senatorit Dole jo vetëm me këtë bust të mrekullueshëm, por duke punuar së bashku për ta ndërtuar një të ardhme paqeje, drejtësie, demokracie dhe prosperiteti për popullin e Kosovës dhe rajonit”, kishte thënë ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett në ceremoninë e zbulimit të bustit.

Senatori Bob Dole shërbeu për dekada të tëra në Kongres, ishte udhëheqësi republikan i Senatit, fitoi emërimin e partisë për zgjedhjet presidenciale të vitit 1996 dhe pas humbjes qëndroi aktiv në politikë për shumë vite të tjera.

Dole kishte shërbyer në Luftën e Dytë Botërore ku ishte plagosur rëndë në Itali.

Më Shumë

Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së dhe TMK-së, Ramadan Hoti

Pas një sëmundje të shkurtër, ka ndërruar jetë Ramadan Hoti – i njohur ndryshe si daja Dan, nga fshati Samadrexhë e Suharekës. Ai ishte...

Peja 03 transferon Diedona Halitajn nga Bashkimi

Klubi i Peja 03, sonte e ka zyrtarizuar edhe përforcimin e ri vendor të skuadrës, duke njoftuar se me fanellën e tyre do të...

Lajmet e Fundit