Vedat Muriqi pozitiv me COVID-19

Aventura e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi, nuk ka nisur mirë te Lazio.

Shtatlarti ka rezultuar pozitiv me COVID-19 pas testimeve të bëra, shkruan Tuttomercatoweb.

Muriqi ishte transferuar vetëm pak ditë te Lazio për 18 milionë euro nga Fenerbahçe.

Ky lajm nuk e gëzon përzgjedhësin e Kosovës, Bernard Challandes, para duelit gjysmë-final në Ligën e Kombeve kundër Maqedonisë së Veriut, duel ky që do të zhvillohet me 8 tetor në Shkup.

Më Shumë

Tërnava uron qytetarët për festën e Kurban Bajramit, bën thirrje për unitet: Fushata me akuza e urrejtje nuk i shërben të ardhmes

Thirrjet për unitet, dashuri e solidaritet ishin në qendër të mesazhit të myftiut të Kosovës, Naim Tërnava në ligjëratën e mbajtur të mërkurën, gjatë...

59 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 866 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit