Vehapi priti në takim zyrtaret nga UNICEF dhe ECMI Kosovo

Kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi , priti në një takim zyrtaret nga UNICEFI dhe ECMI Kosovo. Qëllimi i këtij takimi në mes të kryetarit Vehapi dhe zyrtarëve nga UNICEFI dhe ECIM Kosovo, ishte që të diskutohet në pika të shkurta për projektin “Avancimi i qasjes dhe vazhdimit të vijimit të arsimit për fëmijët e cenuar dhe të margjinalizuar”.

Kryetari Vehapi, falënderoi zyrtarët nga UNICEFI dhe ECIM Kosovo për vizitën e bërë dhe për zgjedhjen e komunës së Rahovecit për zbatimin e këtij projekti. ” Komuna e Rahoveci nuk ka pasur të tilla projekte edhe ne do të ju përkrahim me aq sa na lejon ligji që projekti të ketë sukses gjatë zbatimit të tij në komunën tonë, besoj së ky projekt do të jetë në të mirë të atyre të cilët nuk vijojnë arsimin”.

Nga ana tjetër zyrtarët e UNICEFIT dhe ECIM Kosovo, falënderuan kryetarin Vehapi për përkrahjen e ofruar në këtë projekti pasi që ky projekt është në të mirë të të gjithëve:”Ky projekt është në të mirë të të gjithëve dhe ne nga ju kërkojmë që të na përkrahni sepse ky është projekt që do angazhim dhe nga ana jonë ky angazhim nuk do të mungojë, ne do të bashkëpunojmë me drejtorin e Arsimit në Rahovec dhe besoj që zbatimi i këtij projekti nuk do të ketë vështirësi”.

Projekti do të implementohet nga ana e Qendrës Europiane për Çështje të Minoriteteve në bashkëpunim me UNICEF-in.

Më Shumë

Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshatare në Malishevë

Disa vajza të reja dyshohet se e kanë sulmuar një tjetër në Malishevë. Nuk dihet arsyeja se pse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë, e...

Qeveria në detyrë miraton pakon “Inflacioni 2.0”, nga 100 euro për pensionistë, punëtorët privat, fëmijë dhe studentë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se Qeveria në detyrë ka ndarë fonde dhe ka miratuar një paketë të re për përballje me...

Lajmet e Fundit