22.5 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Veteranët e UÇK-së ia “mbyllin dyert” ministrit serb

uckProtestës kundër ministrit për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviq, pritet t’i bashkohen edhe disa veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo protestë që pritet të mbahet në ora 12:00 para objektit të kësaj ministrie, është organizuar pas deklaratës poshtëruese (egërsira) që Jabllanoviqi ua ka drejtuar shqiptarëve.

Kryetarit të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, në një prononcim për “Zërin” ka thënë se deklarata e ministrit serb ka qenë e qëllimshme.

“Jo ai nuk është që ka gabuar ai qëllimshëm e ka bërë këtë me vetëdije të plotë”, ka potencuar ai, duke shtuar se në protestën e sotme do të dalin dhjetëra bashkëluftëtarë.

E dinë ai më mirë se ne që ka pasur krime nga policia dhe ushtria serbe në Gjakovë dhe në gjithë Kosovën. Po ashtu shumë mirë i ka njohur nënat e të zhdukurve, por qëllimi i asaj vizite ka qenë t’i provokojnë ato, është shprehur në fund Qeriqi.

Më Shumë

Gjendet shëndosh e mirë 85 vjeçari nga Gorozhupi i Hasit të Prizrenit

Është gjetur shëndosh e mirë, 85-vjeçari Nebi Tejeci. Lajmi u bë i ditur nga Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim, transmeton Klankosova.tv. “Operacioni është realizuar me bashkëpunim...

Krasniqi: Kurti s’e kërkon kompromisin, por vetëm aktron

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, është deklaruar pas përfundimit të takimit të thirrur nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti,...

Lajmet e Fundit