11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Ramadan Muja realizoi 8 për qind të premtimeve zgjedhore

RamadanMuja14-01Komunat e Kosovës në vitin e parë të mandatit qeverisës, i kanë realizuar vetëm 19 % të premtimeve që i kanë bërë gjatë fushatës zgjedhore.
Nga 552 premtime të dhëna nga 30 kryetar të komunave rezulton se plotësisht të përmbushura janë 105 premtime, 56 premtime janë përmbushur pjesërisht, ndërsa akoma të pa përmbushura rezultojnë 390 premtime zgjedhore.

Kjo është bërë e ditur në një konferencë të mbajtur nga Instituti GAP, “Shkalla e realizimit të premtimeve parazgjedhore nga kryetarët e komunave gjatë vitit të parë të mandatit qeverisës”.

Drejtori i Institutit për Studime të Avancuara (GAP), Agron Demi ka thënë se sikur viteve të kaluara Instituti GAP është fokusuar në realizueshmërinë e premtimeve në vitin e parë të mandatin e punës së kryetarëve të rinj të komunave.

Sipas tij, platforma e re e cila është bërë në kuadër të Institutit GAP janë nxjerrë të gjitha premtimet që i kanë dhënë kryetarët gjatë fushatës zgjedhore, në total të 38 komunave të Kosovës, ku janë rreth 552 premtime dhe sistemi automatikisht i ka kalkuluar që në vitin e parë janë realizuar vetëm 19 % të premtimeve.

“Pjesa kryesore e platformës që ne kemi krijuar ka të bëjë me premtimet e kryetarëve ku i kemi paraqitur ID-të e 38-të kryetarëve të Komunave në një mënyrë më interesante se sa që janë mësuar kryetarët e Komunave me e parë vetën. Mënyra se si operon kjo platformë, secili qytetarë i Komunës së tij mund të shkojë të Komuna dhe kryetari prej cilit qeverisët.. të shohë premtimet që ne i kemi nxjerrë gjatë fushatës elektorale dhe të cilat janë verifikuar me kryetaret e Komunave numrin premtimeve si dhe realizueshmërinë e premtimeve për vitin e parë të mandatin”, tha ai.

Premtimet që janë dhënë më se shumti gjatë fushatës zgjedhore ka qenë për infrastrukturë, politikë publike, arsim, Bujqësi, Zhvillim Ekonomik, Shërbime Publike e tjerë.

Bekim Salihu nga Instituti GAP, ka prezantuar për secilën komunë nivelin e përmbushjes se premtimeve zgjedhore.

“Nga 30 komunat të cilat ne i kemi monitoruar në vazhdimësi, pra .. bëhet fjalë për një monitorim të vazhdueshëm të përditshëm nga ana e institutit GAP që ju ka bërë këtyre 30 komunave, Hani Elezit del që ka përmbushur më së shumti premtime me 33% të premtime të përmbushura, më pastaj vjen Deçani me 31%… Prishtina dhe Malisheva i kanë 30%… Mitrovica është me 29%, Graçanica me 27%, Drenasi me 26%, Podujeva po ashtu me 26%. Ndërkaq me nga 23% Ferizaj dhe Kaçaniku. Shtërpca nga 22%, Skenderaj i ka 21%, Vushtrria dhe Rahoveci i ka me nga 20%, Ndërkaq Gjakova Obiliqi dhe Gjilani i kanë nga 18 %. Shtime dhe Fushë Kosova i kanë nga 17%”, 15 % Kamenica po ashtu Dragashi po ashtu 15% Istogu, Kina 13% ndërkaq Suhareka dhe Prizren, Juniku janë komunat që janë ranguar më së keqi në përmbushjen e premtimeve zgjedhore përkatësisht Suhareka ka dalë me 8%.. Prizreni me 6% kurse Juniku me 4%”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Më Shumë

Lirohen katër policët e ndaluar nga Serbia, jo edhe Jankoviq

Katër policët e Kosovës, të cilët janë ndaluar që nga dje nga autoritetet e Serbisë, janë liruar. Një gjë të tillë e bëri të...

Malishevë/ Në 25-vjetorin e rënies u përkujtua dëshmori Brahim Morina

Në 25-vjetorin e rënies në altarin e lirisë, u përkujtua dëshmori i kombit, Brahim Morina, nga fshati Drenoc. Në përkujtim të rënies së tij,...

Lajmet e Fundit