Jabllanoviq: Jam në zyre, nuk di asgjë për protestën

Jabllanoviq15Ministri për Komunitete dhe Kthim, Aleksandër Jabllanoviq, është paraqitur sot në zyren e tij në ministri, ndërsa për largimin e tij janë paralajmëruar protesta në ora 12:00.

Për gazetën “Zëri”, Jabllanoviq ka thënë se nuk është i njoftuar për këtë protestë dhe se ai është në zyre dhe do të qëndrojë aty, si çdo ditë tjetër të punës.

“Unë jam në zyre, këtu do të jem dhe nuk di asgjë për protestat”, tha Jabllanoviq për ‘Zërin’.

Presioni për largimin e ministrit Jabllanoviq është shtuar për shkak deklaratës së tij, i cili i quajti gjakovarët ‘egërsira’, më 7 janar kur qytetarët protestuan kundër hyrjes së serbëve në Gjakovë.

Nënat e viktimave të Gjakovës, u fyen kurse kryeministri Isa Mustafa nuk ka marrë asnjë masë ndaj ministrit të tij.

Në Gjakovë janë mbajtur protesta që kërkojnë shkarkimin e Jabllanoviqit, kurse sot, duke filluar nga ora 12:00, para objektit të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, janë paralajmëruar protesta të radhës.

Më Shumë

Kryetari i Malishevës bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, Ejup Kryeziu, Milaim Beha, Safet e Sabit Hazrolli, Dituni...

Kryeziu: E di që ka qytetarë të revoltuar, të lodhur, që s’duan të dalin fare në zgjedhje – por Kosova mbrohet edhe me votë

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje dhe zhvillimet...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit