Vetëvendosje! e bënë Prizrenin me Galeri të Artëve

Kuvendi i Prizrenit ka miratuar unanimisht propozimin e Vetëvendosjes për ndërtimin e Galerisë së Arteve të Qytetit të Prizrenit.

Kuvendari i VV-së Arbër Rexhaj ka propozuar në Bordin për  Mbikqyrje tw Objekteve Kulturore dhe Sportive për ndërtimin e kësaj galerie.

Rexhaj ka propozuar që kjo galeri të menaxhohet me vetëfinancim, të ketë drejtorin, si dhe stafin profesional përmes një konkursi, ndërsa ndërtimi i Galerisë të bëhet në afërsi të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, duke pasur parasysh ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe histrorike.

“Për këtë punë duhet të ketë edhe shqyrtim publik:, ka propozuar ai. Propozimi i Arbër Rexhajt, është votuar unanimisht.

Në mbledhje me këtë propozim është pajtuar edhe Kujtim Gashi, kryesues i këtij Bordi.
“Megjithatë për këtë çështje duhet të pyeten, kryesisht komuniteti i artit në Prizren, ata e dinë më mirë”.

Sot në mbledhjen e Kuvendit të Prizrenit, ku pjesë e diskutimit të seancës së jashtëzakonshme të sotme ishte rishikimi i buxhetit për pjesën e dytë të vitit 2015, kryesuesi I Kuvendit të Prizrenit ka kërkuar që të ketë ndarje të buxhetit për Galerinë e Arteve të Prizrenit.

“Kërkoj të ketë vijë buxhetore për kërkesën e cila ka kaluar në Bordin për Mbikqyrje të Objekteve të Kulturës dhe Sporteve”. Me ç’rast, kjo kërkesë e z. Gashit ka kaluar në Kuvendin e Prizrenit.

Rexhaj tha se për këtë projekt ka takuar pothuajse shumicën e piktorëve, artistëve dhe artëdashësve të Prizrenit, dhe se ka paraqitur zërin e tyre. “Kërkesa ime vie, si kërkesë e komunitetit artistik” dhe më vjen mirë që më në fund kaloi.

“Shpresoj që kërkesave dhe brengave të qytetarëve po i përgjigjemi, sepse kjo është puna jonë”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

OVL-UÇK në Prizren i dhuron motor elektrik invalidit të luftës së UÇK-së, Florim Kryeziut

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren ka njoftuar se, falë donacionit të kompanisë “Sat Styro”, është dhuruar një motor elektrik për...

Në Prizren shënohet Dita Ndërkombëtare e Muzeve me prezantimin e rikonceptimit të ekspozitës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Në ambientet e Hamamit të Gazi Mehmet Pashës në Prizren, mbrëmë u shënua 18 Maji – Dita Ndërkombëtare e Muzeve, përmes një ngjarjeje kulturore...

Lajmet e Fundit