9.2 C
Prizren
E martë, 14 Tetor, 2025

Viti 2014, vit për faqe të zezë

vv ne prizrenZyrtarët e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, sot kanë mbajtur takimin e fundit për medie për vitin që po e lëm pas. Në fillim të konferencës, ka folur shefi i Grupit të Këshilltarëve të VV-së në Kuvendin e Prizrenit, Artan Abrashi, i cili ka thënë se viti 2014 ka fillluar me dënimin e Kryetarit të Komunës, ndërsa po mbaron me aktakuza ndaj drejtorëve të tij.Ky vit do të mbahet mend si vit i “salltanateve” të pushtetarëve i cili është shndërruar në makth për qytetarët, që nga abuzimi i detyrës zyrtare,keqpërdorimi i parasë publike të destinuara për familjet e dëshmorëve, e deri te akuzat për trafikim me qenie njerëzore. Për këto arsye, Komuna e Prizrenit, ishte në toplistën e krimit,kriminalitetit dhe korrupsionit në një shkallë të paprecedent, theksoi zyrtari Abrashi.

Këshilltari tjetër i VV-së në Kuvendin e Prizrenit, Arbër Rexhaj, tha se përkundër shumë sfidave, VV në Prizren ka qenë e angazhuar në demaskimin e keqqeverisjes përfshirë edhe kallëzime penale në Prokurori, por edhe është angazhuar përkundër bllokadave nga pushteti, që përmes përfaqësuesve të saj në Kuvendin e Prizrenit , të ofroj alternativa për ndryshimin e gjendjes në të cilën janë katandisur qytetarët e Prizrenit. Ai vitin që po e lëm pas e quajt “ vit të lajthitjes” nga qeveria lokale.

Ndërkaq, Artan Abrashi, tha se sido që të jetë, pavarësisht vështirësive ekzistuese, konsiderojmë se me punën e Grupit të Këshilltarëve të LVV-së, dita ditës po ngjizet një kulturë e re politike që i ka munguar Komunës së Prizrenit. Edhe pse në opozitë, VV vitin që vjen do ta vazhdoj punën e saj në mbrojtje të interesit publik dhe vullnetit të qytetarëve, dhe përmes angazhimit tonë sistematik dhe luftimit të pakompromis të krimit brenda pushtetit lokal, do të jemi e vetmja shpresë e qytetarëve për një pushtet të drejt dhe të pastër në të ardhmen, theksoi Artan Abrashi/TV Prizreni/

Më Shumë

Nenad Rashiq zgjidhet nënkryetar nga komuniteti serb

Nenad Rashiq është zgjedhur nënkryetari i pestë i Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb. Rashiq arriti ta zë karrigen e nënkryetarit me 71 vota për,...

Vjollca Nikollbibaj Kuzhnini organizoi sesion vedisues për Tetorin Roz në Velezhë

Kandidatja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për Kuvendin Komunal të Prizrenit, Vjollca Nikollbibaj Kuzhnini, ka organizuar për të dytin vit radhazi një...

Lajmet e Fundit