7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

VV: KQZ shtyn mbledhjen për t’iu ‘ik’ medieve

KQZ-salla-ksKomisioni Qendror Zgjedhor ka shtyrë mbledhjen për një kohë të pa caktuar . Edhe përkundër pritjes një orë të anëtarëve të KQZ-së, kryetarja Valdete Daka nuk ka ardhur për të filluar mbledhjen. Pas një ore pritje asistentja e saj ka njoftuar se mbledhja e KQZ-së shtyhet për afat të pa caktuar.

Duke e pare tendencën e saj që mbledhja e KQZ-së të mbahet fshehur nga opinioni, përfaqësuesi i VV-së, Adnan Rrustemi deklaroi për mediat se “kjo mbledhje është thirrur jashtë praktikës dhe procedurave, duke dërguar njoftimin dhe rendin e ditës mbrëmë rreth orës 23, si mbledhje urgjente dhe e jashtëzakonshme, me një pikë të vetme të rendit të ditës, një pikë komplet teknike dhe aspak e jashtëzakonshme, që ka të bëj me kërkesën e Ministrisë së Diasporës për zgjatjen e periudhës së regjistrimit të votuesve jashtë vendit”.

Sipas Rrustemit, një kërkesë të tillë KQZ-ja e ka pranuar me datë 20.08.2013, ndërsa javën e kaluar është shqyrtuar në këshillin e procedurave që përbëhet nga anëtarë të KQZ-së. Këshilli i ka rekomanduar KQZ-së që të refuzojë këtë kërkesë për arsye që nuk ka mundësi objektive të zgjatet afati, ngase është e përcaktuar me rregulla të KQZ-së dhe bie ndesh me planin operacional të zgjedhjeve, dhe me periudhat zgjedhore, që pritet të fillojnë e që rezultojnë nga kjo fazë. Por, kjo mbledhje nuk e kishte për qëllim zgjatjen e periudhës së regjistrimit të votuesve në diasporë, por shfrytëzimin e kësaj kërkese për t’ia zgjatur periudhën dhe për t’i rritur mundësitë OSBE-së që të realizojë operacione zgjedhore që kanë të bëjnë me regjistrimin e votuesve në Serbi dhe Mal të Zi.

Rrustemi ka deklaruar se shtyrja e mbledhjes po e dëmton procesin zgjedhor dhe çështjet e përgatitjeve në përgjithësi, ngase sot kemi përgatitur edhe ngritjen e dy çështjeve shumë të rëndësishme për procesin zgjedhor.

“E para ka te bëj me listën e votuesve në komunën e Mitrovicës, respektivisht të mospërfshirjes së shqiptarëve të shpërngulur dhunshëm nga pjesa veriore e qytetit në pjesën jugore, e që për zgjedhje dëshirojnë dhe kanë të drejtë të votojnë dhe të kandidohen atje ku i kanë edhe vendbanimet e tyre. Lëvizja Vetëvendosje! ka dashur t’i shtrojë për diskutim dhe t’i paraqesë rekomandimet lidhur me tejkalimin e kësaj problematike, duke ua mundësuar që këta votues të përcaktohen se a dëshirojnë të votojnë në pjesën jugore apo veriore te Mitrovicës”.

Një çështje tjetër shumë e rëndësishme ka të bëj me numrin e mandateve të anëtarëve të Kuvendeve Komunale. KQZ-ja ka pranuar një shkresë nga zëvendës kryeministri dhe ministri i pushtetit lokal, lidhur me numrin e anëtarëve të kuvendeve komunale, në radhë të parë Ministria e Pushtetit Lokal nuk është përgjegjëse për këtë çështje, ngase formula është e qartë dhe vetëm është dashur të kërkojë numrin e banorëve nga agjencia e statistikave të Kosovës, si institucioni përgjegjës në bazë të ligjit për statistika zyrtare, dhe në bazë të këtyre të dhënave të vendos vet KQZ-ja se cili është numri i anëtarëve të kuvendeve komunale.

“Përmes kësaj shkrese ministri ka manipuluar qëllimshëm dhe politikisht me të dhëna, duke dëmtuar komunat me shumicë shqiptare dhe duke favorizuar komunat me shumicë serbe. Si rrjedhojë u është zvogëluar pa të drejtë numri i anëtarëve të kuvendeve komunale në komunat me shumicë shqiptare dhe u është rritur jashtëligjshëm numri i anëtarëve në komunat me shumicë serbe”, ka përfunduar Rrsutemi./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit