Shaqiri bashkë me Granit Xhakën, Ardon Jasharin dhe Uran Bislimin, do të jenë pjesë e Zvicrës në duel me ‘Dardanët’, në një sfidë që pritet të jetë fantastike.

Shaqiri përmes llogarisë së tij në Instagram, ka thënë se ka qenë ëndërr e tij që një ditë të luajë në Kosovë.

“Ka qenë gjithmonë një ëndërr të luaj një herë në Kosovë ku kam lindur dhe do ta shijoj çdo sekondë”, u shpreh Shaqiri.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës luhet në kuadër të Grupit I e vlefshme për kualifikueset e EURO 2024 dhe fillon në orën 20:45.rtklive