3 C
Prizren
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

Ylli zhvillon ndeshjen e fundit në FIBA Europe Cup

Kampioni i Kosovës, Golden Eagle Ylli sot (e mërkurë) do të ketë ndeshjen e fundit në grupet e FIBA Europe Cup. Ylli nga ora 20:00 në Prizren do të përballet me skuadrën gjermane, Brose Bamberg.

Therandasit kanë një fitore e katër humbje, ndërsa gjermanët tri fitore e dy humbje. Pikërisht fitorja e vetme ishte ndaj Bamberg, 78:81.

Derisa për Yllin kjo është ndeshja e fundit dhe përshëndetëse nga kjo garë, gjermanët duan fitoren për kualifikimin tutje.

Kujtojmë se kjo është hera e parë për kampionët e Kosovës që luajnë në garat ndërkombëtare. Pasi nuk mundën të kualifikoheshin në grupet e Ligës së Kampionëve, Ylli për herë të parë mori pjesë në grupet e FIBA Europe Cup.

Më Shumë

Radhë kamionësh në doganën e Vërmicës

Radhë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë raportohet se u krijuan mbrëmë në rrugën Morinë-Vërmicë, në drejtim nga Shqipëria drejt Kosovës. Siç raporton A2CNN,...

Bujar Loci shpallet “Trajneri më i Mirë i Vitit”

Trajneri i KB Rahovecit 029, Bujar Loci, është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Trajneri më i Mirë i Vitit” nga Federata e Basketbollit të Kosovës,...

Lajmet e Fundit