Dyqind mijë dollarë në muaj nuk sjellin lumturi në fytyrën e Kim Kardashianit – 42 vjeçarja shihet e mërzitur pas finalizimit të divorcit me West

Kim Kardashian dukej e tensionuar të hënën pasdite teksa mbërriti në atë që dukej si një konferencë familjare pas përfundimit të divorcit të saj nga Kanye West, edhe pse ajo luftoi kundër reagimit të gjerë për refuzimin e saj për të ndërprerë lidhjet me markën e modës “Balenciaga”.

Ikona 42-vjeçare e modës duket se ka lënë mënjanë pamjet e saj të zakonshme të modës së lartë në favor të një veshje sportive që kishte veshur të hënën, ndërsa takohej me mamanë e saj Kris Jenner dhe motrat e saj Kourtney dhe Khloe Kardashian në Studion ‘DTA Records’ të bashkëshortit të Kourtneyt, Travis Barker, në Calabasas, Kaliforni.

Në vend që të festojnë finalizimin e divorcit të Kimit, që e “shpërblen” atë me një shumë prej 200,000 dollarë (193 mijë eurosh) në muaj nga ish-burri i saj, reperi Kanye West, Kim dukej e mërzitur dhe aspak e çliruar, shkruan DailyMail.

Mendohet se West ka qenë shkaktari që ka bërë që Kim të ketë probleme me markën “Balenciaga”, duke ndërhyrë në prishjen e një kontrate prapa shpinës së saj.

Veshja e Kimit për takimin me markën, përfshinte një kapuç ngjyrë gri të thjeshtë dhe të papërshkrueshëm, të cilin ajo e kombinoi me pantallona sportive.

Ajo kishte veshur një palë atlete të thjeshta të bardha dhe vazhdoi të tregonte flokët e saj të gjatë bionde, të cilët i mbante të lidhura në një topuz të shtrirë.

Ylli i serialit “The Kardashians” u pa duke dalë nga automjeti i saj luksoz i argjendtë teksa mbërriti për takimin familjar.

Kim kishte me vete një çantë të vogël ngjyrë kafe në njërën dorë, ndërsa pinte nga një pije ‘smoothie’ ngjyrë të cilën e mbante në dorën tjetër.

Ajo dukej se nuk bëri një pauzë dhe mund të shihej duke biseduar në telefon ndërsa doli nga vetura dhe u fut në studio.

Në takim mori pjesë edhe e para e familjes, Kris Jenner, e cila kishte veshur një kostum elegant për takimin e biznesit. /Telegrafi/

Më Shumë

Iu vra babai në Masakrën e Tusuzit, Islam Thaçi rrëfen tmerrin pas 27 vjetësh

Islam Thaçi, invalid i luftës, ka folur për Masakrën e Tusuzit në 27-vjetorin e shënimit të saj. Në një intervistë për gazetarin korrespodent të “Ora...

Rasti “Pronat në Prizren”, ngrihen 18 prona dhe kërkohet paraburgim për të arrestuarin për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30...

Lajmet e Fundit